E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë në koalicione, u mjaftojnë edhe 70 kandidatë

 

Koalicionet politike janë më të favorizuara se partitë që dalin të vetme në zgjedhjet parlamentare. Në bazë të Kodit Zgjedhor, partitë duhet të jenë të detyruara që të paraqesin të 140 emrat e kandidatëve për deputetë, mbi bazën e ndarjes nëpër 12 qarqet e vendit. Ndërsa për koalicionet, Kodi Zgjedhor i hartuar me konsensusin mes socialistëve dhe demokratëve, u jep mundësinë koalicioneve të mos paraqesin vetëm gjysmën e emrave që kandidojnë. “Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete, ose e partive të koalicionit në tërësi, nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për partitë pjesëtare të koalicionit numri i kandidatëve për partinë nuk duhet të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse”, thuhet në pikën 4 të nenit 67 të Kodit Zgjedhor. Kjo bën që nëse në qarkun e Tiranës ka 32 deputetë, koalicionet politike mund të paraqesin gjysmën e kandidatëve për deputetëve, si pjesë e listës shumemërore.  Kështu, partisë së udhëhequr nga Spartak Ngjela, Ligj dhe Drejtësi, i duhet të paraqesë listë të plotë të kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›