Liqeni artificial i Tiranës në agoni
Erisa Xhixho
Kam vite që më ka ikur ndjesia se jetoj në Tiranën time. Në fillim humbi ajo gjuha e bukur, pak nazelie, gjuha tironse. Nuk dëgjohej më as rrugëve, as bareve, as pallateve e buzë trotuareve. U zëvendësua nga gjuhë të rënda, të ashpra e të prera. Më pas u zhduk gjelbërimi. Pemë të tëra u prenë pa mëshirë. Hapësira të pamata me ngjyrë të gjelbër, u zëvendësuan një herë me kurthe-kioskat, e më pas me beton, vetëm beton, i cili nuk mund të lëvizë më me një ekskavator. Ikën dhe ato shtëpitë me qerpiç. Ishin vërtet të vjetra, mezi mbaheshin në këmbë, por se ç’të jepnin ndjesinë se ende jetoje në Tiranë dhe jo në një rrëmujë tajlandeze. Por kishte mbetur “diçka” nga Tirana jonë. Vërtet i rrethuar dhe i shtrënguar, por ende i paasgjësuar. Liqeni. Liqeni i Tiranës, ku shpeshherë shkonim dhe çmalleshim, ku qëndronim dhe frymonim lirisht, duke nxjerrë jashtë tymrat e rrugës nga erdhëm e duke thithur me përgjërim oksigjenin e munguar.
Ky liqen, kodrat rreth tij, pylli, pemët, lulet e egra, zogjtë, insektet, gjethet e rëna, monopatet e vegjël, të përhershmit peshkatarë, varkat e prishura, ishin gjithçka që kishte mbetur nga Tirana e dikurshme. Por natyrisht, vlerat nostalgjike dhe emocionale nuk shënohen në asnjë raport, në asnjë shënim, në asnjë tender. Por vlerat mjedisore që përfaqëson sipërfaqja gjigande e liqenit dhe zona përreth tij, po. Shënohen dhe mbahen mend mirë. Sepse po shkatërrohet mushkëria e Tiranës.
Prej 18 vjetësh pa mëshirë, nga zona e Farkës, janë prerë mijëra pemë dhe janë zëvendësuar me beton dhe çelik, pa pikë shije gjithsesi. Dhe ç’është më e rëndësishmja, pa një metër katror gjelbërim. Por liqeni dhe zona e tij u sulmuan pa mëshirë edhe nga krahu i qytetit, duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë në sipërfaqe, e akoma më shumë në brendësinë e tij, me pemë të shkulura e të prera, të zëvendësuara jo pak herë me lokale e ndërtime.
I gjendur në këtë kurth gjigand, liqeni dhe pylli ende vazhdonin të emetonin oksigjen për qytetin e tyre, ende vazhdonin t’u jepnin kënaqësi banorëve që i vizitonin. Deri pak ditë më parë. Kur një dorë e panjohur bëri atë që nuk ishte bërë as në ditët më të vështira të Tiranës, shkatërroi liqenin duke hedhur në të me qindra kilogramë mbetje kimike. Oazit të vetëm të kryeqytetit, aty ku fundjavave me mijëra njerëz vinin dhe merrnin energji për një javë të re mes pluhurit gri, iu bë atentat. Nuk u qëllua me plumba, nuk e mbulua nga gjaku, nuk u shtri në sallën e operacionit, por ishte vërtet më shumë se kaq. Me mijëra janë njerëzit që nuk mund të shkojnë më “nga liqeni”, sepse rrezikojnë nga era e rëndë. Me dhjetëra janë njerëzit që nuk mund të prekin më liqenin se rrezikojnë nga uji i ndotur. Me qindra janë gjallesat në liqen që tashmë nuk jetojnë më. Me vite duhet që liqeni të rikthehet siç ishte.
Tashmë Tirana, ajo siç e njihnim, nuk ekziston më. Ne që jemi rritur në këtë zonë, që liqenin e kemi pasur si “oborrin para shtëpisë”, ku kemi kujtime të mrekullueshme që nga fëminia e hershme, kur dilnim me karroca që shtyheshin nga mamatë apo gjyshet tona e deri në adoleshencë e më tej, kemi një dëshpërim rrënues, por edhe një revoltë të brendshme shumë të madhe.
Ku e kemi shtetin? Ku e kemi qeverisjen qendrore d.m.th qeverinë? Ku e kemi qeverisjen vendore? Ku i kemi mbrojtësit? Ku e kemi prokurorinë? Një ngjarje e tillë në një vend evropian do të kishte tronditur të gjithë shoqërinë, kurse këtu ka vetëm disa zëra të largët e vetmitarë. Po asfiksohet jo vetëm natyra, por dhe një shoqëri e tërë.
Një pasuri, me vlera të mëdha, e krijuar me punë kolosale, e cila zor se mund të përsëritet më, lihet në dorë të disa varrmihësve, në dorë të disa degraduesve, në dorë të të papërgjegjshmëve. Si është kaq e lehtë vallë të shkatërrosh një hapësirë kaq të madhe, pa pasur frikë nga ligji, frikë nga shteti? Kjo është vrasje. Liqeni është vrarë dhe askush nga qeveritarët, qendrorë apo lokalë, nuk ndihet. Janë përfshirë në ato premtimet boshe të tyre në fshatrat e largët dhe po harrojnë kryeqytetin. Apo më realisht, shkatërruan me indiferencën e tyre (më e pakta) kryeqytetin dhe tashmë po i hedhin sytë nga të tjera vende.
Ju zotërinj, ju të qeverisë qendrore e vendore, që mallëngjeheni orë e çast për të mirën e banorëve të Tiranës, jeni bashkëpërgjegjësit e këtij turpi. Ju ia morët frymën dalëngadalë liqenit tonë, ju i ngushtuat kodrat tona, ju e rralluat pyllin tonë me betonin dhe çelikun tuaj. Dhe së fundmi, ju nuk lëvizni as gishtin për të voglën detyrë, gjetjen e njeriut dhe njerëzve që shkatërruan liqenin.
Ky indiferentizëm i mbrapshtë, i mbuluar me fjalë të bukura, por pa vlerë po na vret, po na mbyt ngadalë, e do ta ndjejmë pas disa vitesh, kur ata që do të shkojnë për rreze kobalti në spital do të shumëfishohen. Dhe do të kujtohemi për liqenin dhe pyllin rreth tij. Do të kujtohemi edhe për këta që e shkatërruan. Do të kujtohemi edhe për ata që prej vitesh po e ngrenë zërin për mbrojtjen e hapësirave të gjelbërta. Por rrezikojmë të jemi shumë vonë.