E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë politike duhet të ruajnë ekuilibrin politik

Prof.dr Fatmir Shehu

-Partitë politike duhet të ruajnë ekuilibrin politik Një nga detyrat e politikës, të partive politike, të strukturave politike të pozitës dhe të opozitës, të koalicioneve është mbajtja e ekuilibrit politik, social dhe ekonomik të shtetit. Politika nuk mund të bëhet me pasione vetëm instiktive dha pa asnjë kriter racional, me ideologjizma, me atavizma me cilësime tradhtar, bishtpërdredhur, i pamoralshëm etj etj.. Më mirë të diskutojmë konkretisht. Koalicioni mbaszgjedhor LSIPD, në minutat e para të formatimit politik mbas zgjedhjeve parlamentare të mëparshme, ra si “bombë” . U çuditën, u lënduan, u ofenduan dhe gati kaluan në dalldi disa votues dhe anëtarë të LSI-së me akuzën që pse votat e të majtës me një vendim “ rrufe” të shtabit politik të LSI-së, u vunë në shërbim të së djathtës. Vendimet politike merren shpejt, por gjykohen me ngadalë. Kohët e fundit LSI-ja e la koalicionin mbaszgjedhor që bëri me PD-në dhe bëri koalicion parazgjedhor me PS-në . Edhe për këtë veprim ndaj LSI-së ka kritika se duket si një imoralitet politikë në vazhdim të imoralitetit që bëri më parë. T’i shërbesh ekulibrit politik të vëndit, të parashikosh e të realizosh rotacionet e nevojshme politike në kuadrin e nevojave që ka sistemi demokratik që kemi, e që duhet ta forcojmë, të vlerësosh trendet politike që duhen për të realizuar më tej, sipas kërkesave të kohës mendoj se këto janë kriteret që ndajnë moralitetin nga imoraliteti politik. LSI-ja dhe çdo parti tjetër e spektrit politik të vendit, në përputhje të plotë me forcën dhe mundësitë e saj, duhet të kontribuojë, në radhë të parë e mbi të gjitha, në ruajtjen e zhvillimit normal të vendit, pa patur nevojë që të mbështetet në ndonjë teori ideologjike, e cila të shërbejë për të klasifikuar veprimet e sajë politike si “të moralshme” apo “të pa moralshme”. Aktualisht politika nuk ka të bëjë me sisteme ideologjike, të cilat të ngurtësojnë veprimet dhe të sjellin dëme që nuk është se nuk dihen, sepse tanimë janë provuar në tërë botën, por dhe në vendin tonë. Politika sot mbështetet në paradigmën pragmatiste që i shërben vendit dhe atyre që të japin votën për të bërë një politikë në interes të tyre. Koncepti e majtë dhe e djathtë, në sistemet demokratike nuk ka kuptimin “marksist” dhe “kapitalist”, por ka kuptimin si repartizohesh për të mbrojtur interesat e shtresave të ndryeshme që ka shoqëria dhe jo vetëm kaq, por dhe me ç’programe dhe veprime do e çosh vendin përpara pa stanjacion, inflacion, papunësi, rënie të nivelit ekonomik, minimizimit të diferencave ekonomiko-kulturore me shtetet e tjerë të bashkësisisë europiane ku aspirojmë të shkojmë. Në këtë mënyrë mendojmë se LSI-ja, duke qenë si një gur peshe i rëndësishëm (gjë që e ka krijuar me punën dhe eksperiencën e saj) në sigurimin e balancës politiko-ekonomik të vendit, po përpiqet që këtë rol ta luajë dhe ta prefeksionojë sa më mirë. Dhe sa më mirë ta luajë, aq më e moralshme është politika e saj dhe e shtabit të saj politik .


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›