E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partitë shqiptare kritika presidentit malazez

Podgoricë - Dy parti politike shqiptare në Mal të Zi - Unioni Demokratik Shqiptar dhe Alternativa Shqiptare - kanë kritikuar Presidentin malazez Filip Vujanoviç sepse në samitin e shefave të shteteve të Evropës Juglindore nuk është ftuar Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Samiti po mbahet në Cetinje, ndërsa në të po marrin pjesë presidentët nga Shqipëria, Sllovenia, Serbia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe kryeuesi i Prsidencës së B e H. Siç ka mësuar Radio Evropa e Lirë, arsyeja për mosthirrjen e Sejddiut është në faktin se "Mali i Zi dhe Kosova ende nuk kanë vendosur marrëdhënie të ndërsjella diplomatike".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›