E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në SHBA: 5 të vdekur, 12 të plagosur

Arizona - Një furgon që transportonte emigrantë u aksidentua në Arizona të Shteteve të Bashkuara duke lënë 5 të vdekur dhe 12 të plagosur. Autoritetet e Rendit Publik në Arizona deklaruan se emigrantët ishin nga Burundi dhe se kishin ardhur në qytetin Tukson për të gjetur punë.

Autoritetet njoftuan se shkak i aksidentit që ndodhi 80 kilometra në lindje të qytetit, ishte si pasojë e humbjes së kontrollit të timonit nga ana e drejtuesit të automjetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›