E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Rusi: bisedimet produktive

Gjenevë - Bisedimet rreth çarmatosjes bërthamore kaluan mëse pozitivisht midis Shteteve të Baashkuara të Amerikës dhe Rusisë. Kryetari i palës Amerikane që mori pjesë në Gjenevë në takimin dypalësh, në deklaratën që bëri ditën e sotme, tha bisedimet patën përparime dhe se po punonin për një marrëveshjen pasardhëse.

Bisedimet në Gjeneve zgjatën tre ditë dhe pasuan Marrëveshjen për Kufizimin e Armëve Strategjike (START 1).

Afati i marrëveshjes START 1 përfundon në fundin e këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›