Rrëzohet një avion luftarak në Greqi
Athine - Një avion luftarak tip F-16 i Forcave Ajrore Greke është rrëzuar ndërsa piloti shpëtuar falë sistemit të hedhjes me parashutë. Mësohet se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi qytetit Volos në veri të Greqisë, ku një avion mësimor ka patur defekt pasi dyshohet se një zog ka hyrë në motorin e tij. Piloti shpëtoi falë funksionimit të sistemit të hedhjes me parashutë dhe u mor me shpejtësi nga një helikopter i cili e dërgoi në spitalin më të afërt.