LSI: Drejtues me përvojë
Tiranë -Kreu i LSI z.Ilir Meta zhvilloi një takim me qindra qytetarë në Njësinë nr.1 në Tiranë. Gjatë këtij takimi Meta prezantoi kandidatin për deputet në këtë njësi, Kryetarin e LSI për Tiranën, z.Ilir Dashi dhe u shpreh i sigurt për fitoren e tij. “LSI jo vetëm është sot alternativa, që ju ofron shqiptarëve të thjeshtë programin më realist dhe më konkret që i nxjerr nga kriza dhe nga varfëria, por është alternativa që e fut Shqipërinë në një rrugë të padiskutueshme të zhvillimit dhe integrimit”-tha Meta.
Ai shtoi se LSI-ja vinte para qytetarëve përveç me programin, por edhe me kandidatët për deputetë. Kreu i LSI tha se në 28 Qershor shqiptarët do të votojnë për LSI se e kuptojnë që vetëm kjo forcë politike mund t’i nxjerrë nga kriza ekonomike dhe sociale e mbi të gjitha nga kriza e besimit që ofrojnë alternativat e vjetra.
“Vendi ka nevojë për një lidership të provuar, sepse po kalon një situatë krize ekonomike, e cila mund të thellohet edhe më tej dhe unë jam i bindur se Tirana do të votojë për LSI dhe Ilir Metën, sepse nuk mud t’i zgjidhin hallet dhe shqetësimet e shqiptarëve të thjeshtë politikanë që janë mësuar vetëm të fitojnë nga politika, duke e mbajtur një dorë në bakllava dhe një dorë ne revani, por që nuk sakrifikojnë dot, nuk rrezikojnë dot, sepse nuk besojnë në radhë të parë tek sakrifica që kërkon politika në shërbim të njerëzve dhe tek sakrifica që kërkon politika për të qenë një mision jo për të qenë thjeshtë një instrument për pasurimin e një kaste që nuk do t’ia dijë për votën e qytetarëve”-tha më tej kreu i LSI-së.