Partitë të dalin nga trasetë e tyre

Nga vendgrumbullimi i mbeturinave, Wollfarth kërkoi nga klasa politike në Tiranë që të bashkëpunojnë në kuadër të integrimit, duke shtuar se palët duhet të dalin nga trasetë e tyre.
"Te gjitha diskutimet kryesore duhet të bëhen në Parlament, disa nga ligjet kërkojnë shumicën e cilësuar prej 3/5 të votave dhe për këtë duhet pjesëmarrja e opozitës dhe mënyra me e mirë është bashkimi në Parlament. Palët duhet të lëvizin drejt dialogut dhe integrimit, partitë politike duhet te dalin nga trasetë e tyre dhe të vihen në lëvizje të bëjnë diçka për zhvillimin dhe integrimin ne BE", tha Wollfarth.
Ai u pyet edhe për kthimin e ligjit të mbetjeve nga ana e Presidenti Bamir Topi, duke theksuar se ky është një proces demokrat. "Ky është një proces demokratik dhe këto hapa janë pjesë e këtij procesi. Dhe kjo është një mundësi për të rishqyrtuar gjerat në menyë që të përmirësohen edhe më tej. Shqipëria ka bukuri natyrore dhe hapa te tille si ky vendgrumbullim janë të rëndësishme të merren për mbrojtjen e këtyre bukurive", shtoi ai.
2011-10-31 15:21