E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite te pastrojne plehrat e politikes

Politika e sotme shqiptare ka nje profil kaotik midis subjekteve qe jane ne koalicion qeverises. Personalitetet politike nuk perfaqesojne nje lufte politike per interesa madhore kombetare por per interesa te ngushta private. Komprometimi moral dhe aferat korruptive i kane bere lideret e partive aktore komike ne syte e publikut. Miqesite dhe armiqesite kompromiset dhe ndarjet midis lidereve kane qene dhe jane per te pushtuar parcelat e pushtetit armiqesite dhe kontradiktat jane te jashtme midis forcave politike dhe brenda partive midis lidereve dimensionale qe nuk rrine ne rreshtin e kryetarit. Kete dukuri e ndeshim te te gjitha forcat politike si te partite kryesore ashtu edhe te partickat ose kioskat parti. Kontradiktat ne Partine Socialiste ne vitin 2004 u acaruan deri ne kufirin e percarje dhe divorcit politik midis Nanos dhe Metes gje qe solli edhe humbjen e se majtes ne zgjedhjet elektorale te 2005-s. Etika e marredhenieve midis lidereve te partive fjalori banal akuzat morale deri ne familjare kane lene nje shije te keqe ne boten psikologjike te publikut. Kultura e komunikimit mes politikaneve ne Parlament dhe jashte tij ne media e konferenca shtypi ka qene nen mesataren e etikes qytetare. Eumlshte koha kur virtyti i kerkon ndjese vesit. Kur kujtojme fjalor-akuzen e ish-kryetarit Nano ndaj anetareve te kabinetit te vet te Kryeministrit Berisha ndaj opozitarit te tij Edi Rama apo te Ilir Metes e Neritan Cekes para zgjedhjeve te 2009-s ne adrese te Berishes medoemos qe ne keto rubrika nuk duhet te asistojne grate dhe femijet se ndiesh keq dhe te vjen turp ti degjosh ne prezencen e tyre pa le ti kujtosh. Keta aktore komike qe kane barazuar partine me Portokalline kane paturpesine qe ti mohojne harrojne dhe te bashkejetojne me njeri-tjetrin si te mos kete ndodhur asgje. Morali i ketyre lidereve ska asgje te perbashket me traditat zakonet dhe kulturen tone tradicionale. Nanua qe u akuzua per korrupsion e qe vuajti denimin si i burgosur nga Berisha e shikon me akuzuesin qe e denoi duke u qafosur. Nje armik i vjeter nje mik i ri kjo eshte filozofia nanojane. Ne keto gjurme morale na u shfaq edhe dashuria e re automobilistike NanondashMeta. Pyet i moralshmi veten Te jene keto te verteta Kete po e tregon jeta. Populli pyet me pesimizem a do pastrohen ndonjehere plehrat e politikes. Me keqardhje shohim se nga radhet e politikes si tek e majta ashtu edhe tek e djathta dalin njerezit e ndershem me dinjitet integritet e moral te larte qe nuk durojne dot baltepolitiken. Konfliktet e dilemat ne politike kane ardhur ne menyre rutine nga arroganca e lidereve koniunktural brenda gjykimeve te tyre morale. Te vertetat e fshehtesise se pushtetit te korrupsionit te aleancave fluide per interesa kreresh kane treguar se politika shqiptare edhe pas 20 vjetesh demokraci eshte ne krize identiteti. Politika shqiptare ka mbetur ne dimensionin vertikal ku artikulohen ne fjalorin politik fjalet komande pushtet detyrim ne nje qeveri-pushtet ku dikton njeshi. Ministrat ngjajne me ushtaret ne rresht ne nje formacion ushtarak. Kur dalin nga vatha e pushtetit ata shperthejne ne akuza lume. Kur kercenohen nga bajraktari i pushtetit e mbyllin rubinetin dhe ne thatesiren politike bie ndonje vese e holle qe nuk e shpeton dot shkretetiren qeverisese. Sikur ministrat e kabinetit Berisha te shperthenin me gjuhen e Dritan Priftit per te vertetat qe perjetojne llava e vullkanit te korrupsionit te aleances me LSI-ne do te dobesonte sustat e autoritetit te patriarkeve te pushtetit. Kohet e fundit eshte sensibilizuar opinioni mediatik per ndotjen e mjedisit nga plehrat. Ne menyre te vazhduar ka pasur probleme te ndotjes se mjedisit qe kane ngjallur diskutime kritike. Invazioni nis qysh nga importimi i pesticideve ne zonen e Malesise se Madhe ne Shkozet te Durresit prerjen e Pyllit te Sodes vendosjen e mullinjve te eres ne kreshten e maleve te Dukatit nga Llogoraja ne Karaburun e duke ardhur tek alarmi i koheve te fundit per te importuar plehrat e Europes e perpunuar mbetjet urbane te fqinjeve. E gjithe kjo ekspoze tregon se Shqiperia po projektohet per tu kthyer ne kosh plehrash. Te pastrosh plehrat organike qe ndotin mjedisin ekologjik nuk eshte e pamundur po te vleresosh rrezikshmerine qe paraqesin per ruajtjen e shendetit. Te pastrosh plehrat e politikes eshte nje operacion i veshtire me kete ndotje qe ka pesuar mjedisi politik. Politika shqiptare jeton me paradoksin e genjeshtarit. Ne politiken shqiptare sot nuk ka as parime as ideale por ka vetem interesa dhe vec interesa gllaberuese. Plehrat e politikes mund te pastrohen me sonden e popullit te ndergjegjesuar me idealet e demokracise se demonstratave ndaj cdo padrejtesie qe ben klasa politike. Kjo kerkon qe organet e drejtesise dhe media te jene te pavarura nga politika. Elita politike qe ti shpetoi korrupsionit duhet te jete nen trysnine e publikut drejtesise dhe medias ne menyre permanente.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›