"Partitë të publikojnë financuesit"
Organizata "Transparency International Albania" kërkon nga partitë politike të bëjnë publike burimet financiare me të cilat kanë përballuar shpenzimet e fushatës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Për t‘i dhënë zgjidhje ngërçit 19-vjeçar të transparencës financiare të partive, TIA kërkon gjithashtu hartimin e një ligji të plotë për financimin e partive politike.
"Transparency International Albania" u bën thirrje partive politike për t‘i dhënë fund heshtjes për financimin. Shqipëria është e vonuar në hartimin e një legjislacioni të plotë, si hap i parë për t‘i dhënë fund informalitetit në funksionimin e demokracisë në Shqipëri. TIA propozon hartimin e një ligji të plotë për financimin e partive politike, një ligj që përfshin jo vetëm çka ndodh në fushatë, por edhe midis dy fushatave, duke synuar respektimin e Nenit 9 të Kushtetutës. "Transparency International" shpreh shqetësimin se tre muaj pas zhvillimi të zgjedhjeve parlamentare në vend transparenca financiare e subjekteve zgjedhore përballë elektoratit lë për të dëshiruar. "Partitë politike janë të detyruara të qëndrojnë transparente përballë elektoratit në respekt të dispozitave kushtetuese dhe Kodit Zgjedhor në fuqi, duke publikuar në çdo kohë burimet financiare si edhe shpenzimet e tyre", thotë përfaqësuesi i TIA-s, Endri Shabani. Informacioni për financimin e partive ekziston vetëm për fondet e përftuara nga buxheti i shtetit, por nuk ka asnjë të dhënë për të ardhurat nga donacionet private. Në asnjë nga mjetet e informimit publik, partitë politike nuk kanë deklaruar shumën totale të shpenzimeve të tyre gjatë kësaj fushate elektorale.
"Për këtë u kërkojmë sa më parë partive politike të bëjnë publike sa më parë shumën e shpenzimeve të tyre, pasi kjo është mënyra më e mirë për të verifikuar respektimin e Nenit 90 të Kodit Zgjedhor, i cili parashikon ndalimin e shpenzimeve më të mëdha se 10-fishi i shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike", thotë Shabani. TIA kërkon nga partitë politike që të publikojnë sa më parë regjistrin e financimit të fushatës zgjedhore, bazuar në Nenin 90 të Kodit Zgjedhor të RSH, i cili parashikon se çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin e qartë të dhuruesit. Përfaqësuesi i TIA-s, sqaron se publikimi i listës së kontributorëve të fushatës elektorale të partive politike është mënyra më e mirë për të kontrolluar respektimin e Nenit 89 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon financimin nga subjekte të posaçme si investitorët me fonde publike dhe financuesit e huaj.
Përdorimi i fondeve publike në fushatë është një shqetësim i shprehur si nga raportet e ndërkombëtarëve ashtu edhe media vendase, por publiku ende nuk e di masën në të cilën është thyer ligji dhe përkatësisht Neni 3/pika 7 dhe Nenin 88 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e fondeve publike për qëllime elektorale.