E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkendija shkrumbon banesen, shpeton cifti i moshuar

BERAT- Nje zjarr qe dyshohet te jete shkaktuar si pasoje e shkendijes elektrike ka shkrumbuar krejtesisht nje banese, duke vene ne rrezik jeten e ciftit te bashkeshorteve te moshuar. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Kapinove te Beratit dhe eshte mesuar krejt rastesisht nga autoritetet e komunes, ku dhe te demtuarit kishin shkuar per te kerkuar ndihme. Cifti Ballo ka rrefyer se zjarri fillimisht ra ne catine e baneses qe ka qene shume larg qendres se fshatit dhe ata ishin ne gjume. Menjehere kane dale jashte duke i shpetuar djegies, kurse demet materiale kane qene te shumta. Burime zyrtare te policise thane se ngjarja nuk eshte raportuar, kurse komuna po perpiqet t'i vije ne ndihme te moshuarve.

E. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›