Balla i Edvinit deklaroi sërish sot se do ta lënë PS-në në bisht të Kuvendit

Partia Socialiste do të hyjë në Kuvend vetëm nëse garantohet kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputeti i PS-së, Taulant Balla, ripërsëriti sot në një konferencë për shtyp në selinë ylberiste, se "ne nuk mund të kthehemi në Kuvend, nëse nuk na respektohet e drejta jonë e shkruar në Kushtetutë dhe në ligj, për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ne nuk po bojkotojmë institucionet demokratike, por jemi në këtë marrëdhënie të kushtëzuar për të mbrojtur themelin e institucioneve demokratike, pra zgjedhjet dhe votën e lirë“, sqaroi Balla, ndërsa shtoi se "PS do të jetë në Kuvend vetëm atëherë kur të garantohet hetimi i kutive të votimit". Grupi parlamentar i PS-së, i përbërë nga 65 deputetë, nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë parlamentare që prej 7 shtatorit, kur dhe nisi punimet Kuvendi i ri, ndërkohë që një grup deputetësh të saj, si Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, etj, përfaqësues të "Lëvizjes për mendimin ndryshe", këmbëngulin për të hequr dorë nga ideja e bojkotit.
...