E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, Duro dhe Xhani optimiste

Ne prezantimin e tij, Duro i cili rikthehet pas rreth 7 vitesh ne drejtimin e skuadres se Partizanit flet me nota optimiste per te ardhmen.

Shpetim Duro eshte trajneri i ri i Partizanit pas doreheqjes se Hasan Likes. Paraqitja e dobet e Partizanit ne keto 8 jave te Superliges, ku kryeqytetasit ndodhen ne fundin e renditjes, ka sjelle dhe ndryshimnin e trajnerit.

Ne prezantimin e tij, Duro i cili rikthehet pas rreth 7 vitesh ne drejtimin e skuadres se Partizanit flet me nota optimiste per te ardhmen. ”Dua qe me kontributin tim sebashku me stafin dhe futbolliset, te dalim nga kjo situate. Duke nisur qe nga kjo jave, skuadra duhet te reagoje”, thekson tekniku i kuq.

Nderkohe edhe presidenti Xhani ka qene i pranishem ne kete dite te pare te stervitjes se Duros. Pas nje takimi te shkurter me lojtaret, presidenti eshte shprehur optimist per kalimin e krizes. “Une mendoj qe problemet kane qene dhe jane te ndryshme, por hap pas hapi mendoj se do t’i zgjidhim te gjitha problemet e Partizanit”, pohoi Xhani.

Partizani vazhdoi serine e rezultate te dobeta edhe fundjaven e shkuar ku humbi 2-0 derbin me Dinamon. Kjo ishte humbja e peste ne tete jave. Deri tani ata mbajne tre rekorde negative pasi kane sulmin me te dobet te kampionatit, te cilet kane shenuar vetem 4 gola ne 8 takime, gjithashtu eshte i vetmi ekip qe nuk ka fituar ne shtepi dhe i vetmi qe ka 7 ndeshje pa fituar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›