E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana rrëfen dështimin ndaj PSG

Olimpiku i Marsejës u mund 2-4 në shtëpinë e tij nga Paris SG dhe njeriu më i mërzitur në kampin marsejez nuk kishte se si të ishte tjetër veç Lorik Canës.

Jo vetëm për faktin se është kapiteni i Olimpikut, por edhe sepse përballë kishte ish-skuadrën, e cila e “mallkoi” pas largimit drejt Marsejës.

“Një nga ato mbrëmje që janë të vështira për t’u harruar”, tha dje shqiptari për “Om.net”. “Ne dëshironim të merrnim 3 pikët, e dinim rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe e donim fitoren menjëherë pas humbjes në Ligën e Kampionëve. E kontrolluam mirë pjesën e parë, por barazimi në të dytën na tronditi, na dëmtoi. Ishim pak të paorganizuar, pas atij momenti dhe menjëherë gjithçka na u ndërlikua. Megjithatë mbetemi kandidatë për titull. Do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Nuk mendoj se bëhet fjalë për humbje të luftës. Është çështje krenarie dhe ne do të ringrihemi përsëri”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›