E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista/ Bogdani: “Do të fitojmë me Rexhinën”

Java e 10-të e Serisë A: Siena-Parma 2-2. "Të shtunën luajtëm mirë në njëzet minutat e para, pastaj ramë pak dhe në momentin kur gjithcka dukej e përfunduar arritën dy golat", kështu shprehet sulmuesi shqiptar i Sienës, Erjon Bogdani. "Mëgjithatë kemi luajtur më mirë në raport me ndeshjet e tjera, por dhe besuam deri në fund dhe ia dolëm të barazojmë". Bardhezinjtë e Sienës vazhdojnë përgatitjet në kuadër të sfidës të ditës së diel kundër Rexhinës. Skuadra zhvilloi sot pasdite një ndeshje miqësore në Bunconvento kundër formacionit lokal të Kategorisë së Dytë. Sulmuesi shqiptar i Sienës, Erjon Bogdani, autor i dy golave në ndeshjen e fundit kundër Parmës, ka folur për për ndeshjen e së dielës kundër ish-skuadrës së tij, Rexhinës. " Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi ata do të vinë për të kërkuar të marrin pikë pasi janë akoma në -3. Po është e vërtetë se Rexhina më solli në Itali më të cilën luajta dhe për katër sezone. Por është në periudhë e largët tashmë. Jam në vitin e dytë te Siena, më parë kam qenë të Verona dhe kështu kanë kaluar disa vite. Shpresoj të luajë mirë të dielën dhe për ta shfrytëzuar këtë moment për të shënuar gola të tjerë". Sulmuesi shqiptar dha këtë intervistë për faqen zyrtare të klubit acsiena.it.

-Në golin e parë ishte një reagim më i shpejtë se portieri dhe në golin e dytë shfrytëzuat bukur krosin e Kiezës. Na trego dygolëshin tënd?
-Jam një sulmues dhe më duhet të ndjek cdo top, gjë që e bera. Duhet të pranoj se kam patur dhe pak fat, por jam i lumutur që ia dola të shënoja.
-Ke luajtur shumë pak mga fillimi i kampionatit, ndërsa tani jeni duke luajtur me shumë. Me këtë dopjetë besoni se do të kthehet Bogdani i sezonit të kaluar?
-Mendoj se po, por dua të shtoj se vitin e kaluar edhe pse luajta më shumë, në fillim të sezonit vuajta për të shënuar ashtu si dhe këtë vit. Tani jam duke luajtur më shumë dhe jam duke ardhur në formë. Jam i bindur se golat do të vinë. Kam shënuar gjithmonë cdo vit dhe kur jam në formë mund të shënojë gola.
-Sezonin e kaluar ndiheshe shumë mirë me Lokatelin dhe Kiezën, këtë vit ka ardhur një sulmues i ri, Frik, me të cilin a e ndjen të njëjtin harmoni?
-Nga viti i kaluar gjërat kanë ndryshuar. Sezonin e kaluar luanim me skemën 4-3-1-2 me Lokatelin si gjysmësulmuesi, ndërsa këtë vit po luajmë me skemën 4-4-2. Është një modul i ndryshëm por besoj se do të arrij t'ia dal dhetë jap kontributin tim ashtu si vitin e kaluar.
-Të dielën mbërrin Rexhina, për ty do jetë një ndeshje e vecantë duke parë se ka është klubi që të solli në Itali.
-Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi ata do të vinë për të kërkuar të marrin pikë pasi janë akoma në -3. Po është e vërtetë se Rexhina më solli në Itali më të cilën luajta dhe për katër sezone. Por është në periudhë e largët tashmë. Jam në vitin e dytë te Siena, më parë kam qenë të Verona dhe kështu kanë kaluar disa vite. Shpresoj të luajë mirë të dielën dhe për ta shfrytëzuar këtë moment për të shënuar gola të tjerë.
-Rexhina pa penalizimin do të kishte 5 pikë më pak se Siena, a mendon se është duke bërë një kampionat të mirë?
- Rexhina është duke bërë një kampionat të mirë, është një skuadër që luan mjaft mir në shtëpi dhe jashtë saj, gjë e dëshmon dhe barazimi me Lacion. Ne, përkundrazi duhet t'i shfrytëzojmë në maksimum ndeshjet në shtëpi. Barazuam me Parmën dhe tani shpresojmë të fitojmë kundër Rexhinës"
Përgatiti: Gledi Shabani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›