Një listë që lë shumë për t’u dëshiruar

Nga Ejup LLUMNICA
Vetëm dy muaj pas emërimit në stolin e përzgjedhësit të Kosovës, Edmond Rugova ka bërë edhe listën zyrtare të përfaqësues së Kosovës në futboll. Ishte e kuptueshme se qëndrimi në Amerikë, për një kohë e ka lënë anash futbollit tonë sportistin e gjeneratës së artë, Edmond Rugovën, andaj edhe nuk ka qenë aspak lehtë për të që ta bëjë përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë. Mirëpo, sipas tij, përkrahja e madhe që ka ardhur nga FFK-ja dhe kolegët e tij, ka bërë që ai më lehtë ta bëjë këtë gjë. Sido të jetë, edhe pse lista e shpallur lë shumë dilema, pasi që në të nuk janë futur disa futbollistë mjaft cilësorë, të cilët edhe sot janë duke kaluar nëpër një formë të mirë, ky ka qenë vendimi i përzgjedhësit. Rugova e ka bërë përzgjedhjen duke u bazuar në formën momentale të futbollistëve, mirëpo nëse bazohemi në këtë, atëherë nuk ka pasur arsye të lihen anash Haxhi Zeka e Brahim Vojvoda, të cilët i prijnë listës së golashënuesve. Për dallim nga vitet e kaluara, kur Prishtina pothuajse printe me futbollistë në përfaqësuese, këtë herë ka vetëm 4, sa ka edhe Trepca '89, derisa më së shumti futbollistë në përfaqësuese ka kampioni aktual Besa, 5 sish. Ndërkaq, shumë skuadra të tjera nuk kanë asnjë futbollist si ajo e Flamurtarit, Drenicës, Gjilanit etj, derisa vetëm një e ka Besiana. Duhet theksuar se Rugova ka vendosur vetëm për një futbollist që luan në kampionatin e Shqipërisë, fjala është për Alban Dragushën, i cili luan në Besën e Kavajës. Ky është vendimi i përzgjedhësit, ndërsa suksesi i saj do të shihet më 28 nëntor ku pritet të zhvillohet një ndeshje revyale ndërmjet përfaqësueses A dhe asaj që luan jashtë, mirëpo në këtë rast është treguar edhe lista e tretë, sic u emërtua Lista e Shpresave, andaj mund të ndodhë që në këtë ndeshje të luajë kjo skuadër. Dihet se përfaqësuesen A do ta udhëheqë Edmond Rugova, ndërkaq për dy përfaqësueset e tjera mbetet të shihet. YJET E KOSOVËS: Arian Beqaj Lorik Cana Besnik Hasi Valon Behrami Armend Dallku Debatik Curri Bekim Kastrati Besart Berisha Ardian Gashi Shefki Kuqi Njazi Kuqi Milaim Rama Mehmet Dragusha Përparim Hetemaj Besnik Idrizaj Rijat Shala Jovan Tanasijevic Nikola Lazetic Johan Berisha Murat Ocak Labinot Harbuzi PËRFAQËSUESJA A: Labinot Qosa Kushtrim Mushica Valmir Bytyci Shqipëron Skeraj Benis Krasniqi Arben Zhjeci Shiqeri Alili Shpëtim Idrizi Fisnik Papuci Alban Dragusha Burim Shabani Fisnik Gashi Besim Hyseni Genc Hyseni Kristian Nushi Muhamet Dragusha Ilir Nallbani Mensur Duraku Dukagjin Gashi Ahmet Jonuzi Shpëtim Hasani Uliks Emra Burim Hashani Ismet Ramushi Fetim Kasapi SHPRESAT E KOSOVËS: Besart Ismajli Flamur Kycyku Burim Sadiku Edmon Turku Roland Duraku Eduard Berisha Lekë Pula Mehmet Gërxhaliu Blerim Vilanci Erdogan Brando Gëzim Gashi Behar Maliqi Visar Zogiani Rafet Mullallari Isuf Llumnica Ahmet Haliti Faton Zejnullahu Shemsi Osmani Ylli Hoxha Berat Hyseni Krenar Kosumi Astrit Fazliu Labinot Osmani Azem Ahmeti Qëndrim Sejdiu