E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media gjermane: Kapllani “asi i artë” i trajnerit Beker

Media e specializuar sportive gjermane ka mbetur e ekzaltuar nga performanca e jashtëzakonshme e Karlsruhes, skuadrës që kryson me meritë Bundesligës 2. Ajo që bie më shumë në sy te ekspertët dhe analistët gjermanë të futbollit është numri i madh i golave të shënuar nga formacioni i Edmund Beker, ku padyshim spikasin dy golashënuesit më të mirë të Bundesligës 2, Xhovani Federiko dhe shqiptari Edmond Kapllani. Në një shkrim analitik të botuar në faqen e internetit pz-neës.de, pas fitores madhështore 4:1 të Karlruhes me TSV 1860 Munchen, i behët analiza fuqisë sulmuese të skuadrës së Edmond Kapllanit: 4:1 kundër Munchen dhe Jenës, 3:0 kundër Padebornit, 3:2 kundër Ausburgut, 3:3 kundër Duisburgut, 2:0 kundër Kaiserslauternit. Gjithsej 29 gola në 11 ndeshje, shtatë prej të cilëve mbajnë firmën e Edmond Kapllanit. Karlsruhe, sipas gazetarit Udo Koller është duke bërë një sezon më të mirë se Verder Bremeni, kryesuesja e Bundesligës 1. Dhe kjo në pikpamjen e statistikave. Verder ka një raport të golave 30:13, Karlsruhe e ka 29:11. Te Bremen më i miri është Diego (14 pikë: 6 gola dhe 8 asistë), njëhërësh dhe lojtari më i mirë i Bundesliga 1, te Karlsruhe është Xhovani Federiko(15 pikë: 8 gola + 7 asistë). Edhe diferenca e pikëve flet qartë: Karlsruhe pas 11 ndeshjesh ka 278 pikë, Verder vetëm 24.
Por cfarë e bën Karlsruhen kaq të fuqishëm? Trajneri Edmund Beker ka gjetur përzgjedhjen e duhur të lojtarëve. Nga njëra anë ka lojtarë që më parë kanë luajtur në Bundesligë (Bradley Carnell, Godfried Aduobe, Maik Franz, Massimilian Porcello, Michael Mutzel), ndërkohë që pjesa tjetër është marrë nga amatorët e ekipit (Markus Miller, Christian Eichner, Sebastian Freis), apo nga lojtarët e huaj (Mario Eggimann/ Zvicër, Edmond Kapllani/ Shqipëri). Duke mos i kuptuar më parë cilësitë e një Kapllani të papërmbajtshëm si Kapllani, Beker ka bërë një gomarllëk. Shqiptari është duke ia shpërbyer durimin që ka treguar trajneri me të. Kundër Munchen sulmuesi (Kapllani) shënoi golin e tij sezonal të pestë dhe të gjashtë (realisht të gjashtë dhe të shtatë). Kapllani po shndërrohet në "asin e artë" të trajnerit Beker.
Përgatiti: Emiljano Kociu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›