Bogdani: “Rexhina , nje periudhe e larget per mua"

Bardhezinjtë e Sienës vazhdojnë përgatitjet në kuadër të sfidës të ditës së diel kundër Rexhinës. Skuadra do të zhvillojë sot pasdite (ora 15:00) një ndeshje miqësore në Bunconvento kundër formacionit lokal të Kategorisë së Dytë. Sulmuesi shqiptar i Sienës, Erjon Bogdani, autor i dy golave në ndeshjen e fundit kundër Parmës, ka folur për për ndeshjen e së dielës kundër ish-skuadrës së tij, Rexhinës. " Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi ata do të vinë për të kërkuar të marrin pikë pasi janë akoma në -3. Po është e vërtetë se Rexhina më solli në Itali më të cilën luajta dhe për katër sezone. Por është në periudhë e largët tashmë. Jam në vitin e dytë te Siena, më parë kam qenë të Verona dhe kështu kanë kaluar disa vite. Shpresoj të luajë mirë të dielën dhe për ta shfrytëzuar këtë moment për të shënuar gola të tjerë. Rexhina është duke bërë një kampionat të mirë, është një skuadër që luan mjaft mir në shtëpi dhe jashtë saj, gjë e dëshmon dhe barazimi me Lacion. Ne, përkundrazi duhet t'i shfrytëzojmë në maksimum ndeshjet në shtëpi. Barazuam me Parmën dhe tani shpresojmë të fitojmë kundër Rexhinës", - përfundon Bogdani komentin e tij për faqen zyrtare të klubit acsiena.it.