E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani/ Merkato: “Bie” Bejzade, rishfaqet Egbo

Pritej që një nga goditjet e mëdha të merkatos së Partizanit për sezonin e ardhshëm, të ishte kampioni i Shqipërisë, Skerdi Bejzade, por duket se një gjë e tillë nuk do të bëhet realitet. Ky i fundit ishte parë të hyjë para dy ditësh në mjediset e Hotel "Rogner"-it në kryeqytet, ku ka zhvilluar një takim me presidentin e Partizanit, Xhani. Por, i sapoemëruari në pankinën e kuqe, Neptun Bajko, ka pohuar dje për "Standard" se ky futbollist nuk bën pjesë në planet e tij dhe se nuk është arritur një marrëveshje midis futbollistit në fjalë dhe presidentit të Partizanit, Albert Xhani.
Ndërkaq, përsa i përket zhvillimeve të merkatos, Bajko ka pohuar se te Partizani ka ardhur një nga veteranët e huaj të portave shqiptare, Emanuel Egbo, por ende nuk është arritur një marrëveshje që do ta shikonte nigerianin të vishte fanellën e kuqe. Aktualisht, kandidati kryesor për portën e Partizanit është Orges Shehi, i cili spikati me lojën e tij sezonin e kaluar dhe kjo e bën edhe më të paqartë ardhjen e portierit nigerian te Partizani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›