E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1/ Dopietë e kuqe në Francë, Shumi në “pole”

Mikael Shumaker fiton "pole position: në Cmimin e Madh të Francës pas një betejë të ashpër me Felipe Masën edhe Fernando Alonson. Në
Magny Cours ferraristi, pas incidentit të vogël në provat e lira të zhvilluara në mengjezin e së shtunës, "fluturoi" në fazën e fundit finale të kualifikueseve duke arritur kohën më të mirë. Me kohën 1`15``493 të dielën Shumaket do të niset para të gjithëve. Për të kompletuar rreshtin e parë do të jetë edhe piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Masa, që arriti edhe ky të mposhtë në sekondat e fundit, kampionin e botës në fuqi, spanjollin e Renault, Fernando Alonson.
Kjo është hera e 50-të e "Kavalinos" që niset nga "pole" me dy pilotë dhe e katërta sezonale për shtatë herë kampionin e botës, Shumaker,
Në rreshtin e dytë përkrah Alonsos do të jetë italiani Jarno Truli me Tojota.
Piloti tjetër i Renault, Xhankarlo Fizikela, do te niset i shtati.
I nënti u rendit Niko Rosberg, por për shkak të ndërrimit të motorit do të niset dhjetë pozicione me pas.
Radha e nisjes:
1:
Michael Schumacher (GJER/Ferrari) 1:15.493
(mesatare: 210,345 km/h)
Felipe Massa (BRA/Ferrari) 1:15.510
2:
Fernando Alonso (SPA/Renault) 1:15.785
Jarno Trulli (ITA/Toyota) 1:16.036
3:
Ralf Schumacher (GJER/Toyota) 1:16.091
Kimi Raikkonen (FIN/McLaren-Mercedes) 1:16.281
4:
Giancarlo Fisichella (ITA/Renault) 1:16.345
Pedro de la Rosa (SPA/McLaren-Mercedes) 1:16.632
5:
David Coulthard (ANG/Red Bull-Ferrari) 1:18.663
Mark Webber (AUS/Williams-Cosworth) 1:16.129
6:
Nick Heidfeld (GJER/BMW Sauber) 1:16.294
Christian Klien (AUT/Red Bull-Ferrari) 1:16.433
7:
Rubens Barrichello (BRA/Honda) 1:17.027
Scott Speed (SHBA/Toro Rosso) 1:17.063
8:
Christijan Albers (HOL/Midland) 1:17.105
Vitantonio Liuzzi (ITA/Toro Rosso) 1:17.164
9:
Jacques Villeneuve (KAN/BMW Sauber) 1:17.304
Jenson Button (ANG/Honda) 1:17.495
10:
Nico Rosberg (GJER/Williams-Cosworth) 1:18.272
Tiago Monteiro (POR/Midland) 1:17.589
11:
Franck Montagny (FRA/Super Aguri F1 Team) 1:18.637
Takuma Sato (JAP/Super Aguri F1 Team) 1:18.845

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›