Disiplina: Kastrioti, një ndeshje me dyer të mbyllura

Në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) u mbodh dje Komisoni i Disiplinës, i cili pasi mori në shqyrtimi problemet disiplinore të ndodhura gjatë aktivitetit kombëtar të futbollit, vendosi:
Futbollistët Klement Xhyra i Shkumbinit dhe Daniel Xhafaj i Teutës, për lojë të rrezikshme, por pa krijuar pasojë për shëndetin e tyre, gjobiten me 5,000 lekë secili.
Futbollisti i Skënderbeut, Toshuku dhe Ardi Sekseri i Turbinës, për goditje respektivisht me kokë të kundërshtarit dhe reagim të dhunshëm (Sekserit), dënohen respektivisht, Toshuku për 4 (katër) ndeshje pezullim, ndërsa Ardi Sekseri për 2 (dy) ndeshje pezullim.
Lojtari i ekipit të Tepelenës, Edison Merja, për ofendim të gjyqtarit, pezullohet me 2 (dy) ndeshje.
Lojtari i Bilisht Sport, Sokol Zazo, për ndërhyrje të qëllimshme e të rrezikshme, gjobitet me 5,000 lekë.
Për reklamimin e paraqitur nga K.F. Dajtit, Komisioni i Disiplinës vendosi të shtyjë vendimin për këtë cështje në mbledhjen e ardhshme, më datë 01.11.2006, në mënyrë që të administrojë të gjithë dokumentacionin. Të paraqiten në këtë datë lojtari Elvis Goxhaj dhe përfaqësuesit e të dy klubeve, K.F. Dajti, dhe K.F. Naftëtari, për t'u dëgjuar nga ana e Komisionit.
K.F. Kastrioti, për incidentin e krijuar nga publiku vendas në përfundim të ndeshjes Kastrioti-Partizani, duke patur parasysh se nuk ka krijuar pasoja me shëndetin e pjesëmarrësve apo pasoja në mbarëvajtjen e ndeshjes, si dhe duke vlerësuar masat e sigurisë të marra nga ana e Policise në neutralizimin e personave që kanë hyrë në fushën e lojës, dënohet të zhvillojë 1 (një) ndeshje pa pjesëmarrjen e shikuesve në stadium si dhe gjobitet me 50.000 lekë. Gjithashtu paralajmerohet KF Kastrioti që të marrë masa për ndryshimin e hyrjes së VIP-ave në tribunën "VIP", duke u shmangur hyrjen e tyre nëpërmjet fushës së lojës.
Lojtari Dorian Diamanti, nisur nga kërkesa e paraqitur dhe leje e kalimit të dhënë nga K.F. Luftëtari, për zgjidhje me mirëkuptim të kontratës, është lojtar i lirë dhe lejohet federimi i tij me ekipin e Përmetit.