E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, nënshkruese e EPAS

Me nismë të Këshillit të Europës dhe me ftesë të përbashkët të zotit Terri Dejvis, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, dhe Kryetarit të Agjencisë Federale për Kulturën Fizike dhe Sportet të Federatës Ruse, Zotit Vjacesllav Fetisov, një delegacion i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), i kryesuar nga ministri Bujar Leskaj, mori pjesë në Takimin e 17-të Informal të Ministrave Evropianë të Sportit, që u zhvillua në Moskë, në datat 20-21 tetor 2006. Zëdhënesja e MTKRS-së, Suela Musta, tha sot për ATSH-në se në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të sportit të 44 vendeve evropiane, palë nënshkruese të Konventës Kulturore Evropiane, shtete me statusin e vëzhguesit në Këshillin e Evropës, si dhe zyrtarë të lartë të organizmave ndërkombëtare sportive, apo dhe që merren me problememt e sportit dhe edukimit fizik, të tilla si UNESKO, ENGSO, WADA, EWS, ISCA, FIFA, UEFA, etj.
Ishin të pranishëm gjithashtu edhe zyrtarët e lartë përfaqësues të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian, Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Evropës, Komitetit "Ad-Hoc" për Marrëveshjen mbi Sportin, Grupi Monitorues i Konventës Anti-Doping, si dhe nga Kombet e Bashkuara, përfaqësuar nga Këshilltari Special i Zotit Kofi Anan, Adolf Oggi. Tema qendrore e Takimit të Ministrave përgjegjës për Sportin ishte "E ardhmja e bashkëpunimit Pan-Evropian në Sport". Në këtë kontekst, u shkëmbyen mendime mbi rrugët dhe mundësitë për një bashkëpunimi më efikas në fushën e sportit, duke marrë në konsideratë fuqinë dhe ndikimin që ka sporti në shoqërinë e sotme moderne. Qëllimi i pjesëmarrjes së ministrit Leskaj ishte konfirmimi për mbështetjen e një Marrëveshjeje të Pjesshme të Zgjeruar për Sportin (EPAS) nëpërmjet përgjegjësisë në rritje të takimeve ministeriale.
Përsa i takon kësaj marreveshjeje, delegacioni shqiptar bashkëndau miratimin e saj me të 44 shtetet pjesëmarrëse. Anëtarësimi në këtë Marrëveshje do të shoqërohet me një kontribut financiar të cdo shteti pjesëmarrës, vlera e së cilës do të përllogaritet në bazë të numrit të popullsisë, ndërsa përfitimi do të jetë mbi bazën e solidaritetit dhe jo të "kombit më të madh" apo "më të vogël". Kjo Marrëveshje e Pjeshme e Zgjeruar për Sportin (EPAS) do të bëjë të mundur që:
Këshilli i Evropës të ruajë dhe të mbrojë dy Konventat ekzistuese në fushën e sportit, përkatësisht Konventën Evropiane Anti-Doping dhe Konventën Evropiane mbi Dhunën në Sport dhe sjelljen e pahishjme të spektatorëve në mjediset sportive
Këshilli i Evropës të vazhdojë të merret me cështje të bashkëpunimit sportiv me ndihmën e Marrëveshjes EPAS. EPAS do të jetë një marrëveshje e pjesshme e zgjeruar, e hapur për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, organizatat jo-fitimprurëse të sportit, si dhe për shtetet jo-anëtare të KE-së.
EPAS do të marrë rolin e përcaktimit të standardeve dhe bërjes së politikës për shtetet anëtare të Marrëveshjes së Pjesshme të Zgjeruar. Ashtu sic ndodh me Kartën Evropiane aktuale të Sportit, si dhe Kodin e Etikës Sportive, standardet e reja nuk do të jenë zyrtarisht detyruese, por do të udhëheqin disa prej angazhimeve që duhet të realizojne qeveritë e shteteve anëtare të KE.
EPAS të përgatisë konferenca ministeriale, nën autoritetin e Komitetit të Ministrave të KE, për të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, të cilat do të zhvillohen cdo dy vjet.
Të shfrytëzohen mundësitë e programeve të partneritetit të përbashkët me organizata të tjera ndërkombëtare sic janë BE, OKB, UNESCO, etj, brenda EPAS, etj.
Konkluzionet e diskutimeve të dy ditëve të Takimit të 17 Informal të Ministrave Evropianë përgjegjës për Sportet u përmblodhën ne tre Rezolutat e dala nga ky takim, për të cilat u ra dakord në parim, dhe qe do u paraqiten për miratim Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›