E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballja e parë kosovare-serbe në hendboll

Shorti i hedhur të martën në Vjenë në selinë e EHF-it, ishte i pamëshirshëm për skuadrën e femrave të Vëllaznimit, pasi në rrethin e tretë të "Challenge Cup", skuadra gjakovare do të takohet me skuadrën nga Serbia, ZRK Kikinda, nga qyteti me të i njëjtin emër. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 janar 2007, kurse ndeshja kthyese zhvillohet në Gjakovë, më 13 janar 2007. Kjo është hera e parë që në kuadër të garave të Kupave të Federatës Evropiane, takohen dy skuadra nga Kosova dhe Serbia.
Vajzat e Vëllaznimit të Gjakovës kanë marrë pjesë edhe në edicionin e kaluar në "Challenge Cup". Në fazën e grupeve gjakovaret janë mposhtur në tri ndeshjet e zhvilluara kundër skuadrës boshnjake "Katarina" nga Mostari, maqedonaseve të RK Skopje dhe turkeve të Trabzon Belediyespor.
Vëllaznimi është skuadra e fundit kosovare e mbetur ende në gara për kupat e Evropës, pasi më parë janë eliminuar Vicianet dhe Kosova e Vushtrrisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›