Kurset private "mbërthejnë' gjimnazet
Fenomeni i kurseve private ka mbërthyer gjimnazet e qytetit të Beratit.
Mësuesit e lëndëve kërcënojnë nxënësit e tyre, duke i detyruar të regjistrohen dhe të paguajnë para për mësimin që duhet ta marrin falas në shkollë. Denoncimi vjen nga prindërit. Sipas tyre, nxënësit që nuk kanë dashur të nënshtrohen e kanë paguar shtrenjtë. Në vijim notat e tyre kanë qenë disa herë më të ulëta se më parë. Më e rëndë situata është për një pjesë të familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike. Ata marrin vetëm 3 000 lekë nga shteti dhe e kanë të pamundur të përballojnë edhe tekat e mësuesve. "E kam djalin shumë mirë me mësime e nuk ka nevojë për kurse private. Por i detyruar nga mësuesi i lëndës nuk pranon të shkojë në shkollë pa i dhënë lekët. Ku t'i gjejmë ne, jetojmë me asistence", kështu shprehet Estref Tanaj, babai i një prej nxënësve të gjimnazit të Beratit. Edhe shumë prindër të tjerë dënuan këtë "fushate për para" të mësuesve. Ata nuk pranuan të identifikohen për arsye të uljes notave të fëmijëve në shenjë hakmarrje nga mësuesit. "Kurset private janë bërë "gangrenë" e arsimit, sidomos në shkollat e mesme. Cilësia e mësimdhënies ka rënë edhe është bërë kusht që të shkosh patjetër dhe t'i ndjekësh. Nuk është aspak normale kjo situatë, duhet të merren urgjentisht masa", shprehen prindit të revoltuar. Për ta veç parave që nuk kanë ku t'i gjejnë, problem mbetet edhe koha e humbur që fëmijët e tyre kalojnë në shkollë. "Ja kanë varur fare mësimit. Gjërat që duhet të shpjegojnë në klasë i shpjegojnë në kurse në shtëpi. Si mësoi fëmija, si nuk mësoi njësoj është", nënvizojnë prindërit. d.xh