Basketbollistët e kombëtares rikthehen në stërvitje pas bojkotit

Basketbollistët e ekipit Kombëtar për meshkurj të Shqipërisë i janë rikthyer stërvitjes pas bojkotimit të saj ditën e hënë, për shkak të mospagimit të dietave të tyre në Kupën e Promovcionit të zhvilluar gjatë muajit qershor në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit.
Të 14 lojtarët e grumbulluar, me në krye kapitenin Afrim Bilali, janë në dispozicion të trajnerëve Arben Fagu dhe Bujar Shehu.
Në seancat stërvitore të pranishëm kanë qenë edhe mjeku Mel Ostreni dhe masazhatori Ilir Rexha.
Sipas burimeve nga FSHB-ja, detyrimet e prapambetura financiare do të shlyhen brenda datës 18 gusht.
Shqipëria merr pjesë në eleminatoret e Kampionatit Evropan 2007.