Milan kerkon Sheven ne formen e huazimi

Irgis Hysenaj
- Nëse Jose Murinjo do të vazhdojë që të jetë edhe sezonin e ardhshëm trajner i Celsit, Andrei Shevcenko mund të rikthehet tek Milani. Sipas mediave italiane, ka shumë pak gjasa që Sheva dhe Murinjo të qëndrojnë të dy në të njëjtën skuadër. Këshjtu zgjidhja mbetet largimi i Shevës, që nuk do të ketë shumë pengesa, pasi dihet që marrëdhëniet midis tyre nuk janë aspak miqësore. Megjithatë do të jetë presidenti i Ceslit Roman Abramovici, aio që do të vendosë se kush midis portugezit dhe ukrainasit do të bëjë gati valixhet dhe do të largohet nga skuadra. Edhe administratori i Milanit, Adriano Galiani u shpreh para mediave për një rikthim të mundshëm të Shevës në shtëpi. "Jemi gati ta presim"- ishin fjalët e tij. Sulmuesi ukrainas ka kaluar një sezon aspak të mira në Angli, të mbushur me dëmtime, mosaktivizime dhe paraqitje aspak të mira në fushën e lojës. Sipas mediave italiane Galliani ka kërkuar që të nënshkruhet një marrëveshje në bazë të së cilës shevcenko do të veshë edhe për dy vjet fanellën e Milanit, në formën e huazimit.