Shkarkohet Ruci, komandohet Haxhiu

- Sot në një konferencë për shtyp sekretari I FK Flamurtarit Ilir Metaj ka deklaruar pas një mbledhje të shkurtër që ka bërë me lojtarët dhe stafin teknik të ekipit Flamurtari është paraqitur në dhomën e konferencave për shtyp dhe ka deklaruar para mediave shkarkimin e 7 futbollistëve titullar të ekipit si dhe gjithë stafin drejtues duke filluar nga trajneri i Flamurtarit Vasil Ruci, zëvendësi i tij Roland Iliadhi, trajnerin e portierëve Luan Birce si dhe drejtorin teknik Eqerem Memushaj si dhe 7 lojtarët e ekipit si kapitenin e saj Johan Driza futbollistin me ngjyrë Bokatola sulmuesin Fjodor Xhafa mbrojtësit Ardi Behari, Halim Begaj ,mesfushorët Artan Sakaj Ricard Bokatola si dhe portierin e ekipit Erion Dine. Sipas sekretarit të klubit Flamurtari, Metaj, këta lojtarë janë dëbuar nga ekipi për mosinpenjim dhe për lojë të dobët në të gjitha ndeshjet që Flamurtari ka lozur në këtë fazë,si dhe nuk e kanë justifikuar tërë investimin që presidenti i ekipit njëkohësisht dhe kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka hedhur për këtë ekip.
Ndryshimet drastike në skuadër, kanë ardhur si rezultat i performancës së ulët të lojtarëve, dhe humbjeve të vazhdueshme që ky ekip ka luajtur në fazën e tretë të kampionatit.
Kulmi ka arritur në ndeshjen e fundit ku ekipi Flamurtarit ka humbur përballë ekipit të Apolonisë së Fierit me rezultatin 1 -0 Aktualisht skuadra e Flamurtarit renditet ne vendin e dhjetë tabelë dhe matematikisht rrezikon Superligën.
Për 2 ndeshjet e mbetura në këtë fund kampionat dhe përkatësisht me Elbasanin dhe ndeshja e fundit me Dinamon do ta drejtojë trajneri i ekipit të rinjve, Gert Haxhiu, dhe inspektori i klubit Flamurtari ne rolin e zëvendëstrajnerit, Ardian Nini.