Partizani, “kampion” i kryeqytetit

Kur kanë mbetur vetëm 24 orë nga përballja e madhe Dinamo-Partizani, ku në pëfundim të 90 minutave të luajtura në "Selman Stërmasi" do të përcaktohet kampioni i ri i Shqipërisë, ia vlen të bëjmë një "skaner" statistikash të ecurisë së dy ekipeve gjatë këtij sezoni.
Dinamo kryeson me 2 pikë më shumë se Partizani, ku pas 32 javësh ka grumbulluar 67 pikë, kundrejt 65 të koleksionuara nga formacioni i kuq.
Dinamo mban një numër rekordesh sezonale: numrin më të madh të fitoreve, 20; numrin më të madh të golave, 54; numrin më të vogël të golave të pësuar, 13. Blutë kanë regjistruar edhe fitoren më të thellë sezonale: 7-0 kundër Skënderbeut, por dhe 6-0 kundër Flamurtarit.
Edhe Partizani ka statistikat e tij: është ekipi që ka pësuar më pak humbje, 3, dhe e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në shtëpi.
Në "minikampionatin" e kryeqytetit, ku marrin pjesë Dinamo, Partizani e Tirana (duke mos e llogaritur derbin e së shtunës) "kampion" është Partizani, me 10 pikë, kundrejt 7 të Dinamos e 5 të Tiranës. Skuadra e kuqe ka dukshëm bilancin më të mirë në raport me dy rivalët. Në pesë ndeshje, 3 me Tiranën e 2 me Dinamon, ka fituar 3 takime, kur Dinamo në po kaq ndeshje ka fituar 2 të tilla. Tirana në 6 ndeshje ka arritur vetëm një fitore dhe këtë me Dinamon.
DINAMO-PARTIZANI
Faza I: Dinamo-Partizani 2-0
Faza II: Partizani-Dinamo 2-0
Faza III: Dinamo-Partizani 17.05
2 ndeshje: 1 fitore Dinamo, 1 Partizani. Golat: 2-2
PARTIZANI-TIRANA
Faza I: Partizani-Tirana 0-0
Faza II: Tirana-Partizani 1-4
Faza III: Partizani-Tirana 2-1
3 ndeshje: 2 fitore Partizani, 1 barazim. Golat: 6-2
DINAMO-TIRANA
Faza I: Dinamo-Tirana 0-2
Faza II: Tirana-Dinamo 0-0
Faza III: Tirana-Dinamo 1-2
2 ndeshje: 1 fitore Dinamo, 1 barazim, 1 fitore Tirana.Golat: 2-3
Renditja ND F B H Gol Pike
1 Partizani 5 3 1 1 8:4 10 pikë
2 Dinamo 5 2 1 2 4:5 7 pikë
3 Tirana 6 1 2 3 5:9 5 pikë
Drejt titullit
Java 33
Dinamo-Partizani
Stadiumi "Selman Stërmasi"
Ora 16:30
PIKËT
Dinamo 67
Partizani 65
Kampionate
Dinamo 16
Partizani 15
Kupa
Dinamo 13
Partizani 15