E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, kundër Dinamos ndeshja e 1500 në kampionate

Partizani synon të fitojë titullin e 16-të në ndeshjen e tij të 1500-të në 60-të kampionate ku ka marrë pjesë qysh nga viti 1947.
Për të apasonuarit e statistikave, ndeshja e së shtunës kundër Dinamos, rrumbllakos shifrën 1500 për të kuqtë. Një shifër e bukur dhe kuptimplote për skuadrën më të dashur në Shqipëri, që e nisi aventurën e saj në vitin 1947, që përkon edhe me kampionatin e 10-të në Shqipëri.
Kështu, duke llogaritur edhe 32 ndeshjet e këtij sezoni, Partizani, fitues i 15 kampionateve ka zhvilluar deri tani 1499 ndeshje. Bilanci është pozitiv i dukshëm: 811 fitore, 394 barazime dhe 294 humbje. Golaverazhi: 2710 gola të shënuar, 1235 gola të pësuar. +1475 diferenca e golave. Në kampionatin e 61-të, renditet e fundit dhe zbret në kategorinë e dytë, ku luan në sezonin 2000-2001, ku dhe u shpall kampion i Kategorisë së Dytë, sot e para.
Partizani
1499 ndeshje; 811 fitore, 394 barazime, 294 humbje. Golat: 2710:1235.
TROFETE
KAMPION
1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962/1963, 1963/1964, 1970/1971, 1978/1979, 1980/1981, 1986/1987, 1992/1993.
KUPA E SHQIPERISE
1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›