Besojnë në mbijetesë

Vëllaznimi dhe Gjilani janë dy skuadrat më të rrezikuara për të rënë nga Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll. Këto dy ekipe e kanë filluar sezonin pranveror dobët, duke rënë në dy pozitat e fundit të tabelës, që automatikisht dërgojnë në Ligën e Parë të Kosovës.
Vëllaznimi e ka fituar vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para, derisa Gjilani asnjë. Megjithëkëtë, trajnerët e këtyre dy ekipeve kërkojnë mobilizim dhe nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.
Në fundjavë, Vëllaznimi e pret në shtëpi Prishtinën, kur i duhet fitorja më shumë se kurrë. Trajneri i Vëllaznimit, Ajet Shosholli, thotë se ekipit të tij i nevojitet një fitore për t’u çliruar sadopak nga ngarkesa që kanë futbollistët.
“Mendoj se tri xhirot që kanë mbetur nga sezoni pranveror, do të jenë vendimtare, ku do të dihet më shumë se a kemi shanse të mbijetojmë apo jo. Sigurisht, shpresat për mbetje në ligë nuk shuhen, por në këtë cikël ndeshjesh na nevojiten fitoret. Në tri ndeshjet e ardhshme i kemi 2 në shtëpi e një jashtë. Na nevojitet një fitore për t’u këndellur”, ka thënë Shosholli.
Ai e ka analizuar edhe problemin me të cilin po përballet Vëllaznimi, i cili konsiderohej si njëri prej klubeve më të përforcuara të afatit kalimtar të janarit. “Problemi psikik është më i madhi te Vëllaznimi, edhe pse kemi punuar dhe po punojmë në këtë aspekt. Lojtarët janë të vetëdijshëm se çdo ndeshje është si kualifikuese dhe shumë e rëndësishme, andaj gjërat nuk po shkojnë si duhet. Dështimi përpara golit, siç kishte ndodhur edhe në vjeshtë, është bërë kompleks i lojtarëve. Edhe ky është një tjetër problem”, shtoi Shosholli.
Në anën tjetër, humbjet nga KEK-u dhe Flamurtari ia kanë prishur punët shumë Gjilanit. Kjo skuadër në fundjavë ka punë edhe më të vështirë, pasi udhëton në Pejë, ku e pret Besa në formë. Trajneri i ekipit “Vjollcë” e pranon se gjërat nuk po ecin mirë për gjilanasit, por ai beson në këndellje, pasi, sipas tij, ka ende kohë për përmirësime.
“E kam thënë edhe më herët që jemi në rrezik, bile qysh prej vjeshtës. Në dy ndeshjet e para dështuam të fitonin, kështu që te ne ka filluar njëfarë krize. Por, kjo nuk do të thotë që jemi dorëzuar. Do të mundohemi në të gjitha mënyrat që të shpëtojmë, sigurisht sportive, dhe do të luftojmë derisa të kemi gjasa. Mendoj se më mirë është që tash jemi keq - në mënyrë që të përmirësohemi deri në fund, pasi ka kohë - sesa të ishim në krizë në ndeshjet e fundit, kur s’ka vend për përmirësime”, tha Sahiti i cili ishte i zhgënjyer me paraqitjen e futbollistëve të tij kundër Flamurtarit, i cili fitoi 3:1.
Përpos Vëllaznimit dhe Gjilanit, edhe Drenica, që mori vetëm një pikë në pranverë, ka hyrë në valle të skuadrave që rrezikojnë për të rënë nga liga. Për dallim nga drenicasit, punët më mirë i ka Kosova e Vushtrrisë (ishte e fundit në vjeshtë), e cila shënoi dy fitore të njëpasnjëshme dhe tash merr frymë më lirshëm, edhe pse aktualisht gjendet në pozitën që çon në barazh.
Flamurtari për titull
Kiksin e dy pretendentëve për titullin e kampionit (Trepçës dhe Hysit) e ka shfrytëzuar skuadra e Flamurtarit. Ky ekip ka rrëmbyer katër pikë në pranverë, duke u ngritur në pozitën e tretë, me vetëm 5 pikë prapa kryesuesit Trepça.
Kuqezinjtë do ta presin në fundjavë pikërisht klubin mitrovicas dhe nëse fitojnë, mund të afrohen në vetëm dy pikë afër kreut. Trajneri i ekipit prishtinas, Jusuf Tortoshi, këto të arritura nuk i konsideron si befasi. Madje, nëse i jepet mundësia, ky ekip do ta synojë edhe vetë titullin e kampionit.
“Nëse them se jemi për kampion, kjo nuk është një utopi. Ngase lojtarët po luajnë për çdo lëvdatë, janë mjaft të disiplinuar dhe angazhohen maksimalisht. Ne nuk e kemi ndërmend t’ia falim askujt tri pikë, do të luajmë çdo ndeshje për të fituar. Aty diku jemi. Nëse na jepet rasti, do të luftojmë për titull”, tha Tortoshi.
Vitin e kaluar, Flamurtari në vjeshtë nuk i kishte punët mirë, por në pranverë me një seri fitoresh u ngrit në pjesën e epërme të tabelës. Këtë rrugë duket se ky ekip do ta ndjekë edhe sivjet.