Milan s’mund të na zërë

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, u është drejtuar me optimizëm futbollistëve të tij në stërvitje të hënën, me besim se nuk do të humbin pozitën e parë në Serie A.
E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka shkruar se Mourinho është munduar të fshehë serinë më të dobët të Interit në Serie A nga sezoni 2004-05.
“Ata kanë humbur një shans të mirë dhe tani nuk mund të na zënë”, thuhet të jetë shprehur Mourinho.
Milan të dielën humbi një mundësi të artë për të kaluar në pozitën e parë, pas barazimit të Interit 1-1 në Palermo një ditë më herët, por Rossonerët nuk arritën më tepër se një barazim 1-1 me Napolin në San Siro, duke mbetur në një pikë disavantazh ndaj Nerazzurrëve.
Inter nuk ka fituar asnjë prej tri ndeshjeve të fundit në Serie A. Por, Presidenti Massimo Moratti dhe portieri Julio Cesar janë shprehur optimistë rreth mbrojtjes së titullit.
Inter e pret Livornon të mërkurën, ndërsa udhëton në Romë të dielën në ndeshjen e rëndësishme në garë për titull.