Titulli i parë i Dinamos, fale shpikjeve komuniste

Titulli parë i fituar nga Dinamo, ai i vitit 1950 është kryekëput një absurditet, falë shpikjeve shqiptare. Partizani morri pjesë për herë të parë në kampionatin maksimal, atëherë quhej Kategoria e Parë, në kampionatin e 11-të shqiptar, në sezonin e vitit 1948 (luhej pranverë-dimër, dhe jo si tani, vjeshtë-pranverë), ku fitoi tre tituj rresht: 1947, 1948 e 1949.
Dinamo morri pjesë për herë të parë në vitin 1950, në kampionatin e 13-të Kombëtar, ku morrën pjesë 12 ekipe. E vecanta e këtij kampionati është fakti se Dinamo u përcaktua kampione falë koeficientit më të mirë të golaverazhit, përpjestim i golave të shënuar me ato të pësuar. Një shpikje absurde e kohës. Dinamo e Partizani e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta: nga 29. Dinamo kishte golaverazhin 60-6 (koeficent 10), ndërsa Partizani 77-10 (koeficient 7.7).