E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas FIFA-s, radha e UEFA-s për gjobëFederata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me pesë mijë franga zvicerane nga FIFA për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve nga e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Suedi-Shqipëri

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me pesë mijë franga zvicerane nga FIFA për shkak të hedhjes së fishekzjarrëve nga e tifozëve shqiptarë në ndeshjen Suedi-Shqipëri (4-1), e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Lajmi u dha nga sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani.

PRECEDENTI I FUNDIT
Gjatë muajit tetor, FIFA gjobiti Federatën Shqiptare të Futbollit me një shumë prej 15 mijë eurosh për mosmarrjen e masave organizative gjatë ndeshje kualifikuese të Botërorit 2010, Shqipëri-Danimarkë (1-1). Pas ndeshjes gjyqtarët e takimit dhe lojtarët danezë u ankuan për mungesën e ujit të ngrohtë në dushet e stadiumit “Qemal Stafa”, ndërkohë që çështja në fjalë për xhiron e botës.

SËRISH GJOBË
Sipas sekretarit të FSHF-së, Eduard Prodani, federata pritet të ndëshkohet sërish me gjobë, për shkak se drejtori i stadiumit “Qemal Stafa”, Perikli Dhales, nuk ka folur me tonin e duhur me drejtuesit e Kombëtares U-21 të Austrisë dhe gjyqtarëve polakë që drejtuan ndeshjen, Shqipëri-Austri (2-2), e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21.

AKUZA QESHARAKE
Vllaznia dhe Tirana janë përfshirë zyrtarisht në hetimin e organizuar nga UEFA për dyshime në fiksimin e rezultateve, ku sipas qeverisë së futbollit europian janë shtatë ndeshje ndërkombëtare.  Përveç dy klubeve shqiptare janë dhe FC Dinaburg e Letonisë, NK IB Ljubljana e Slovenisë dhe Budapest Honved i Hungarisë. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, akuzoi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, se po bën një lojë jo të ndershme me klubin bardheblu. “E ka personale me mua dhe po përpiqet të hedhë baltë mbi Tiranën. Kjo, për të mbuluar shitjet e ndeshjeve me Kombëtaren”, - tha njëshi i 24-herë kampioneve. Sekretari i FSHF-së, Prodani, deklaroi se akuzat e Halilit janë qesharake. “Si mundet një federatë të dëmtojë klubet e saj. Me UEFA-n nuk kemi pasur snjë kontakt këto ditë. Maksimumi që mund të bëjmë është që t’iu japim asistencën e duhur inspektorëve të saj”.

DYSHIMET E UEFA-s
UEFA i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit informacione të posaçme në lidhje me ndeshjet e dy ekipeve shqiptare të dyshuara, Vllaznia e Tirana. UEFA dyshon se ndeshja e kthimit e turit të dytë kualifikues midis Stabaek dhe Tiranës, e përfunduar 4-0 në favor të norvegjezëve është e trukuar. Takimi është luajtur, më 21 korrik 2009. Takimi i parë në “Qemal Stafa” kishte përfunduar 1-1. UEFA futur në listën e saj të hetimeve edhe të dyja ndeshjet e turit të dytë të Ligës së Europës midis Rapidit të Vjenës dhe Vllaznisë së Shkodrës, të fituar nga skuadra austriake 5-0 në Vjenë dhe 3-0 në Shkodër. Bashkë me këto janë dhe ndeshjet Bnei Yehuda Tel-Aviv FC - Bnei Yehuda Tel-Aviv FC dhe NK IB Ljubljana and Metallurg Donetsk.

GJASHTE KLUBE
Përveç dy klubeve shqiptare janë dhe FC Dinaburg e Letonisë, NK IB Ljubljana e Slovenisë dhe Budapest Honved i Hungarisë. UEFA kishte hartuar një listë paraprake prej 40 ndeshjesh të dyshuara përpara se të hartonte listën me shtatë ndeshje që tashmë janë nën hetim, ku tre prej tyre i përkasin dy ekipeve shqiptare: Vllaznia (2, në Ligën e Europës) dhe Tirana (1, në Ligën e Kampioneve).

Numri i klikimeve - 49
  E Merkure, 02 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›