E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani merr X ne Berat dorehiqet trajneri i Lushnjes

Mesa duket nostalgjiket e Partizanit te dikurshem ishin kthyer per ta pare ate duel emocionues te atyre viteve. Ne perfundimit te ketij takimi skuadra mike eshte percjelle me duartrokitje dhe broherima. Te vetmit qe i kenaqen ketij rezultati jane demat e kuq pasi per beratasit eshte totalisht e kunderta. Presidenti Dyrmishi nuk e ka kaperdire barazimin keshtu qe i ka gjobitur me nje rroge lojtaret e tij. Te kuqte e Bajkos edhe pse ne pike te hallit moren nje pike te cmuar ne Berat duke u hequr mundesine vendasve per te marre 3 pike dhe ngjitur me tej ne klasifikim. Duhet thene se Tomori ka humbur edhe nje penallti ne kete ndeshje me ane te aushajt ne minuten e 58-te. Beratasit kane dominuar totalisht ne loje por nuk kane arritur te gjejne golin i cili ben edhe diferencen ne futboll. Nderkohe qe ne Lushnje ndodh ajo qe nuk pritej. Humbja me Vloren me rezultatin minimal 1-0 sjell largimin nga pankina te trajnerit Artan Bano dhe zevendesit te tij Dritan uko qe kane dhene doreheqjen. Mesohet se lushnjaret kane pasur probleme te medha ne javet e fundit ne nje kohe qe lojtaret nuk jane likuiduar. Ne keto kushte trajneri Bano edhe pse ka thene pas ndeshjes qe do ta rishikoje pozicionin e tij burime te sigurta konfirmojne per Panorama Sport se ai mund te quhet i larguar tashme. Pogradeci ka dale me nje barazim te bardhe 0-0 nga Lezha ku skuadra vendase Beselidhja ka bere cmos per te fituar. Po keshtu Kamza ka marre nje pike ne Puke ndaj Terbunit vendes. Ky rezultat duket se u shkon me teper per shtat kamzalinjve qe mbeten serish ne pozita kryesuese. Gramshi mbetet ne fund pas humbjes me rezultatin 3-1 se arritur ne Burrel. Nderkohe Gramozi ka marre nje fitore minimale ne fushen e vet ku ka mundur Luftetarin mik. Kjo fitore u ka sherbyer kolonjareve per tu ngjitur ne vendin e 5-te te renditjes. Ndersa Apolonia ka fituar in extremis fale golit te Jevdjevic ne minuten e 88-te. Fitore qe i mban ne vendin e dyte se bashku me Kamzen ne nje kohe qe kryesimi ruhet nga Pogradeci me nje pike me shume. Kategoria e pare/ Java e 9-te

Bilisht Sporti - Ada 2-0
Biba 52 Kotemelo 68p
Vlora - Lushnja 1-0
Skenderaj 64
Beselidhja - Pogradeci 0-0
Terbuni - Kamza 0-0
Apolonia - Mamurrasi 2-1
Gerxho 23 Jevdjevic 59/Mziu 88
Gramozi - Luftetari 1-0
Peci 53
Tomori - Partizani 0-0
Burreli - Gramshi 3-1
Dika 28 Osuji 62 Gjoka 81p/Duka 20

RENDITJA
Skuadra N F B H G- G- P
1 POGRADECI 9 6 1 2 13 7 19
2 APOLONIA 9 5 3 1 18 8 18
3 KAMZA 9 5 3 1 13 6 18
4 LUSHNJA 9 5 1 3 15 6 16
5 MAMURRASI 9 5 1 3 9 7 16
6 GRAMOZI 9 5 0 4 8 10 15
7 TOMORI 9 4 2 3 11 9 14
8 BESLIDHJA 9 3 4 2 11 8 13
9 TRBUNI 9 3 3 3 9 10 12
10 PARTIZANI 9 3 2 4 5 8 11
11 BURRELI 9 1 4 4 7 9 10
12 B.SPORTI 9 3 1 5 12 19 10
13 VLORA 9 2 3 4 4 6 9
14 LUFTTARI 9 2 3 4 3 9 9
15 ADA 9 2 0 7 9 16 6
16 GRAMSHI 9 0 3 6 4 16 3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›