E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani migron sërish, Selman Stermasi nuk ofron kushte

Partizani lika okDrejtuesit e ekipit të kuq kanë zgjedhur sërish fushën e Yrshekut për të zhvilluar ndeshjen e radhës ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës, pasi fusha e kryeqytetit nuk ofron kushte

Skuadra e Partizanit do të luajë ndeshjen e radhës sërish jashtë kryeqytetit. Drejtuesit e kuq inspektuan dje fushën e Selman Stermasit dhe në fund arritën në konkluzionin se ajo është e papërshtatshme për të luajtur, pasi është në gjendje të rënduar. Reshjet e shiut e kanë rënduar më shumë këtë terren, duke e bërë atë të papërdorshëm për ndeshjet e futbollit.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e kuq kanë vendosur sërish për të luajtur ndeshjen e radhës në Yrshek, pasi atje terreni është më i mirë për një ndeshje të tillë. Fushat e kryeqytetit vijojnë të përjashtojnë më shumë skuadrat e saj të futbollit për shkak se nuk ofrojnë kushtet më minimale.

Vazhdojmë të jemi një nga vendet e vetme në Europë që nuk kemi një stadium normal për të zhvilluar këtë lojë. Partizani është një nga ekipet që e ka pësuar më shumë se çdo skuadër tjetër faktin e mungesës së terreneve, ku prej disa vjetësh rendet sa në njërin vend në tjetrin për tu stërvitur dhe për të lujatur ndeshjet e saj.

Së fundmi edhe akademia e saj është nxjerrë në rrugë pa asnjë justifikim nga drejtuesit e ish-kompleksit Dinamo, për arsye që nuk janë bërë ende të ditura. Mos luajtja e ndeshjes së radhës në kryeqytet do të thotë shumë për ekipin e kuq, pasi ajo nuk do të ketë pranë të gjithë sportdashësit dhe simpatizantët e tij. Nga ana tjetër, Partizani do të ketë mundësi që të akomodohet përfundimisht në rezidencën e saj në Bërzhitë në nisjen e sezonit të ardhshëm.

Kompleksi i saj është në ndërtim e sipër, ku fillimisht pritet ndërtimi i tri fushave, të cilat do të pasohen më pas nga ndërtimi i hotelit dhe menses për futbollistët. Kjo është një premisë pozitive për një klub të madh që është Partrizani, i cili mesa duket është në rrugën e duhur për të rikthyer imazhin e emrit të madh që mbart.

Gjithsesi, ekipi ka si detyre parësore rikthimin në superligë sezonin e ardhshëm, detyrë e cila duhet të përballet dhe me problemet e fushave për të luajtur ndeshjet e shtëpisë. Aktualisht, ekipi i kuq ndodhet në vendin që të dërgon në Superligë. Ndeshja e nesërme me Ilirinë është shumë e rëndësishme, si në aspektin psikologjik, ashtu edhe në atë të renditjes.

Lika kërkon përqëndrim nga të kuqtë

Trajneri i skuadrës, Hasan Lika kërkon përqëndrim maksimal në këtë ndeshje, e cila duhet të fitohet me lojë dhe rezultat. Ndeshjet e fundit te të kuqtë janë shoqëruar me rezultate të pozitive, por loja nuk ka qenë në nivelin që pritej. Gjithsesi, në ndeshjen e nesërme, pritet që loja e të kuqve të jetë në nivelin e duhur.

Trajneri i të kuqve ka kërkuar nga skuadra që të luhet me përqëndrim dhe me vendosmëri për të marrë maksimumin në këtë sfidë. Fitorja e mundshme në këtë përballje do ta dërgonte në tri fitore radhazi serinë e Partianit në tri ndeshjet e fundit, një rekord më vetë për ekipin në këtë kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›