Iliria, mendjen te detyrat e shtëpisë
Fushëkrujasit nuk kanë humbur asnjë ndeshje në fushën e tyre dhe nga ana tjetër nuk kanë fituar asnjë sfidë në transfertë
Skuadra fushëkrujase e ka humbur shkëlqimin e fazës së parë, ku u etiketua si surpriza e këtij kampinati. Në javëe para Iliria u rendit për disa javë në vendin e dytë dhe të tretë në klasifikimin e përgjithshëm, duke arritur rezultate të befasishme si brenda fushe, ashtu dhe jashtë saj. Në fazën e dytë, ekipi fushëkrujas ndodhet tetë pikë larg Partizanit në klasifikim.
Në ndryshim nga faza e parë, Iliria ka arritur të jetë një ekip i fortë në ndeshjet e shtëpisë, por nuk ka mundur të bëjë të njëjtën paraqitje në ndeshjet jashtë. Në tëtë ndeshjet e fundit, Iliria ka fituar katër dhe humbur po katër. Katër ndeshjet i ka fituar në fushën e saj dhe katër humbjet i ka pësuar jashtë fushe.
Iliria është skuadër fushe, ku në 11 ndeshjet brenda, ka fituar nëntë dhe barazuar dy, pra pa arritur të pësojë humbje. Në ndeshjet jashtë fushë, në 10 ndeshje nuk ka arritur të marrë asnjë fitore, duke humbur shtatë dhe duke barazuar vetëm tri ndeshje.