E Diel, 1 Nëntor 2026

Turi “Shqipëria në NATO” Topalli e Berisha në Shkodër

Gjatë turit “Shqipëria në NATO”, kryeministri berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli sot kanë qëndruar në Shkodër. Topalli ka akuzuar kreun e PS Rama për dezinformim ndërsa Berisha ka folur për investimet. 

SHKODËR - Kryeparlajmetarja Jozefina Topalli, ka shfrytëzuar turin e Shkodrës për ti thënë “ik”, kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Topalli ka shoqëruar kryeministrin Berisha gjatë inagurimeve të tij në rrethin e Shkodrës, kur ka hedhur deklaratat e forta në adresë të kreut të PS, Rama, duke përdorur në këtë kontekst vdekjen e biznesmenit shqiptaro-ameriakn Kosta Trebicka.
Ndërsa kryeministri Sali Berisha, në këtë vizitë ka qëndruar shumë larg debateve të poltikës. Këtë herë kryeministri Berisha është përqëndruar vetëm në investimet publike duke përmëndur Shkodën edhe Gjirokastrën. “hapet tenderi për rrugën që lidh Bajzën, Koplikun Shkodrën me Hanin e Hotit. Po përfundon së shpejti projekti në rrugën që lidh Vërmoshin me boshtin e rrugëve kombëtare”, tha Berisha.
Gjatë turit të tij “Shqipëria në NATO” në Shkodër, Berisha ka përuruar disa vepra në infrastrukturë dhe arsim, duke u premtuar shkodranëve se së shpejti do të ketë edhe më shumë vëmendjen për turizmin e zonës.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›