G99: Maxhoranca të zgjidhë sa më parë çështjen e dosjeve
Lëvizja “G99” i ka kërkuar maxhorancës të zgjidhë sa më shpejtë çëhstjen e dosjeve të sigurimit. Sipas kësaj lëvizjeje çështja e dosjeve po përdoret për të larguar vëmendjen nga skandalet e qeverisë.
TIRANË - Lëvizja G99 i ka bërë thirrje maxhorancës qeverisëse ti japë fund një herë e mirë, në mënyrë transparente dhe konsensuale çështjes së dosjeve të sigurimit. Gjatë një deklarate për shtyp “G99” i ka deklaruar se çështja e dosjeve po përdoret nga qeveria për të tërhequr vëmendjet nga dështimet dhe skandalet që kanë përfshirë qeverinë e kryeministrit Berisha.
“Çështja e dosjeve po përdoret si një instrument për të krijuar tym e për të tërhequr vëmëndjen nga problemet reale të vendit. “G99” beson se hapja e dosjeve për politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar është një detyrim moral i klasës sonë politike, por thekson se është e papranueshme madje e rrezikshme që kjo të përdoret për të përballur nevojat politike të ditës. Në emër të të gjithë shqiptarëve që nuk i kanë asnjë borxh të kaluarës, “G99” i bën thirrje maxhorancës ti japë zgjidhje një herë e mirë dhe në mënyrë transparente dhe konsensuale kësaj çështjeje”, përfundon zëdhënësja e “G99”.
(a.s/News24/Balkanweb)