Topi viziton lokalitete arbëreshe në jug të Italisë
Në fund të vizitës së tij në Itali presidenti Topi vizitoi lokalitetet arbëreshe në jug të Italisë. Presidenti shqiptar vlerësoi rolin e arbëreshëve dhe përpjekjet e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.
ITALI - Në përfundim të vizitës së tij zyrtare në Itali, Presidenti Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, të shoqëruar edhe nga delegacioni zyrtar vizituan lokalitetet arbëreshe të Frashinetos dhe Çivitas ku u pritën përzemërsisht, në një atmosferë festive dhe vëllazërore nga bashkësitë arbëreshe që popullojnë këto treva të Jugut të Italisë.
Në prani të Kryebashkiakut Vitorio Blois dhe të gjithë autoriteteve vendore e kishtare si dhe disa qindra arbëreshëve, të cilët kishin ardhur nga mbarë rajoni, Presidenti Topi zbuloi bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu të vendosur në sheshin kryesor të katundit arbëresh Çivita në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e tij legjendare.
Me një emocion të veçantë, kreu i shtetit shqiptar, duke përshëndetur të pranishmit vuri në pah rolin e rëndësishëm dhe të spikatur të bashkësisë arbëreshe, por këto lidhje tha kreu i shtetit shqiptar, duhen forcuar edhe më tepër.
Duke u ndalur në situatën në rajonin mesdhetar, presidenti Topi nënvizoi faktin se të gjithë popujt që bëjnë pjesë në këtë ambient historik, kulturor, ekonomik e politik, në të njëjtin ekosistem mesdhetar, duhet të zhvillojnë më tej marrëdhëniet e gjithanshme mes tyre. “Është për t’u admiruar këmbëngulja dhe përpjekja e këtyre njerëzve për të mbajtur gjallë traditat”, theksoi Topi.
(a.s/News24/Balkanweb)