Dade:Mazhoranca të dëgjojë ndërkombëtarët

Deputetja e PS-së, Arta Dade deklaroi se mazhoranca aktuale ka shkëputur marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Sipas saj, qeveria shqiptare, PD-ja dhe mazhoranca po reagojnë në mënyrë më negative për shqetësimin ndërkombëtar për ligjin e dosjeve."Vendi ynë klasifikohet si një regjim hibrid, kjo vjen prej menyrës se si ekspozon qeveria atë para vendeve të tjera" vlerësoi Dade. "Shqipëria nuk mund të lejojë më politikën e mbylljes dhe as të ketë standardet e një demokracie hibride, vetëm për hir të ruajtjes së pushtetit politik të kryeministrit", theksoi ajo.