Partizani prezanton Duron si trajnerin e ri
Nga Altin Latifi
Koka: Shpëtim Duro do të jetë trajneri i Partizanit. Ai zëvendëson në këtë mënyrë Hasan Likën, që ka dhënë dorëheqjen një ditë pas humbjes në derbin me Dinamon. Në deklaratën e tij të parë, Duro tha se beson tek dalja nga kriza e Partizanit, por sipas tij, objektivi është qëndrimi në kategori dhe jo titulli.
TIRANE- Partizani ka prezantuar trajnerin e ri të ekipit, që do të jetë Shpëtim Duro. Ish-ndihmësi i Bariç në kombëtaren shqiptare zëvendëson të larguarin Hasan Lika, në një moment tejet të vështirë për klubin e kuq, që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria. Në konferencën e zakonshme për shtyp, Duro deklaroi se do me organikën që ka në dispozicion, do ta mundohet ta nxjerrë skuadrën nga kriza.
Ndonëse një prej klubeve më të mëdha në vend, synimi i Partizanit këtë vit duket se është qëndrimin në Superligë, kjo duke parë edhe gjendjen e vështirë financiare të klubit.
Shpëtim Duro rikthehet pas 6 vjetësh në stolin e Partizanit, një klub ku ai ka punuar për shumë kohë. Ndeshja e tij e parë në stolin e kuq do të jetë ajo ndaj Shkumbinit ditën e shtunë. (a.r/balkanweb)