"Eshte pjekur momenti per paqe, ne Lindjen e Mesme"
Presidenti Barak Obama tha se "eshte pjekur momenti" qe izraelitet dhe palestinezet te arrijne nje paqe te qendrueshme, por theksoi se te gjitha palet ne rajon duhet te luajne nje rol ne kete proces. Ne nje interviste qe i dha mbreme televizionit Al-Arabija, me qender ne Dubai, Presidenti i ri i SHBA-se tha se te dyja palet duhet te vendosin vete, ate qe eshte me mire per ta. Por Presidenti i ri tha se izraelitet dhe palestinezet duhet te kuptojne se, gjendja e tanishme nuk do te coje ne "begati dhe siguri" per popujt e tyre. Ne intervisten e pare te dhene direkt per boten arabe, Presidenti Obama tha se eshte e pamundur te mendosh per Lindjen e Mesme, pa pasur parasysh rajonin ne teresi, duke perfshire Sirine, Iranin, Libanin, Afganistanin dhe Pakistanin.