E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama dhe komedia e filmit "Ne dhe Lenini"

Nga Ilir Muharremi

Do te doja ta filloja kete analize me personazhin e Lazar Korites te cilin per mrekulli e interpretonte aktori nga Shqiperia Lazar Filipi ne filmin "Ne dhe Lenini" te regjisorit nga Shqiperia Saimir Kumbaro me skenar te Ruzhdi Pulhajes, i cili u shfaq premiere te henen ne kino ABC ne Prishtine. Korita dikur ishte aktor i njohur, krenohej me rolin e tij te ngushte te Leninit, e ndjente ne shpirt, perpiqej te merrte fryme sikur ai, bente buje me rolin, te gjithe flisnin ne superlative dhe fjale miradije per te. Mendoj se meriton nje analize te thelle dhe thelbesore, filmi vecohet per nga personazhet e krijuara me nje dinamizem te thelle dhe te qarte. Fillon ne oborrin e nje shtepie te moshuarish, Lenini aktor, i interpretuar nga Filipi, teksa bisedon me nje gomar te vogel, ia tregon atij bustin e Leninit, me fytyren gjysme te thyer, duke i peshperitur me fjalet: "O bir, ky eshte Lenini dhe kjo dikur ishte shtepi e te moshuarish". Shume profesionalisht thellohet Filipi ne rolin e tij, ai na paralajmeron se ne vazhdimesi na pret nje drame e vertet. Me nje dialog interesant nis ky film dhe mbaron me te njejtet protagoniste dhe me te njejtin dialog dhe ne te njejtin vend. Filmi ka nje fillim dramatik e qe ne vazhdimesi shnderrohet ne komedi, e cila lind nga problemet e sinqerta te ngjarjes dhe personazheve, fytyrat e tyre jane te vuajtura dhe te zbehta, respekti i shtetit eshte ne nivel te ulet ndaj ketij grushti pleqsh, injoranca tejkalon kulmet e normales, dhuna ushtrohet pa meshirshem ndaj tyre, mendoj se kjo eshte nje qellim i regjisorit, ta nxite qeverine dhe shtetin, ta shtojne perkujdesen e jo ti hedhin sikur lecka te ndyra, ne nje grope e cila eshte prone e nje italiani, e vazhdimisht ju rrezikohet t'iu merret. Bukur mire regjisori nxite shtetin e Shqiperise nepermjet artit te tij komik dhe dramatik. Streha ku ata banojne i del pronari nje biznesmen qe ka vene diktaturen per kryetar bashkie ne qytet. Ndersa, te strehuarit qe jane te moshave te shtyra i kundervihen vendimit te Komisionit te Pronave per anulimin e tij. Gradualisht me kerkimin dhe eksplorimin e fuqishem te tyre, ata zbulojne se kandidati per kryetar bashkie i ka falsifikuar dokumentet e pronesise dhe kerkon te pervetesoj nje prone qe nuk i takon. Personazh me dramatik i ketij filmi eshte drejtoresha e kesaj strehe, ajo arrin te mbaj dramen, ta nxjerre nga brendesia e saj, ta "filtroj" nepermjet mendjes, e ta ekspozoj dukshem dhe shume realisht, ndersa shumica e personazheve duke u nisur nga aktori Mirush Kabashi i cili luan nje fotograf te shkelqyer, Margarita Xhepa, nje personazh te deshperuar, kane shkelqyer me interpretimet e tyre te sakta. Vecoj, rolin e Kabashit, i cili gjate fillimit e deri ne fund eshte i pasionuar pas fotografive pornografike, e adhuron epshin, por asnjehere nuk e shfryn ate fizikisht, por vetem vizualisht, kenaqet me imagjinaten e tij seksuale. Ai aq shume e perjeton rolin, saqe shpesh here percjelle edhe emocione te tepruara te thella. Ne vazhdimesi, behet personazhi me komik, me sfidues, brilant dhe nganjehere edhe ekspresiv, ku tenton ta vras veten me nje helm, por per cudi shpeton i gjalle. E tere kjo strehe e pleqve, duket sikur nje arene mbrojtese ndaj gladiatoreve te shtetit te cilet i kane shpatat tejet te mprehta, ose sfidues ndaj makinerise se pameshirshme te shtetit i cili as qe brengoset me personat e pa mbrojtur, me personat te cilet te ardhurat materiale i kane ne duart e ketij shteti, e me keto te ardhura ata mezi i blejne barerat. Mendoj se regjisori eshte fute ne ate problematike, ka inauguruar sfiden ose sekretin e nje realiteti te madh artistik, por eshte dashur ta prek vetem nje zhaner ose komik ose dramatik. Ana komike ne kete film eshte e tepert, eshte si nje mish i eger, sepse jemi te vetedijshme se cka eshte duke ndodhur me keta pleq, padrejtesia, andaj, personazhet komike tregojne jo seriozitetin e problemit real, e humbasin ate efektin e thelle, fillon drama, kurse komedia e rrenon ne menyre totale. Regjisori eshte perpjekur te beje nje gershetim te gabuar regjisorial do ta quaja une, nje gershetim te panevojshem zhanresh, e ngufatnin njera tjetren, thjeshte armiqesoheshin dhe lindnin nje krijim te ri qe une do ta quaja "Monotonia".

Nganjehere, disa personazhe gjate interpretimit, ne syte e tyre dhe mimika, qe ata mendonin te fshehta, e ishin tejet te qarta, do ti quaja naive. Prapa syve te tyre fshiheshin ndjenjat e se ardhmes, menjehere paralajmeronin situaten ne vazhdim, mendoj se kjo gje nuk guxon te ndodhe, por edhe nese duhet te ndodh, ne si shikues nuk guxojme ta zbulojme.

(*) Autori, eshte magjister i drames


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›