Kodiku i rralle, film dokumentar
Studiues, historiane, parlamentare, diplomate dhe perfaqesues te Qeverise moren dje pjese ne premieren e filmit me te ri dokumentar Beratinus, organizuar ne kinema Imperial, Hotel Sheraton Tirana. Kodiku i Purpurt i Beratit, "Beratinus" eshte nje nder 3 arketipet e testamentit te ri ne shkalle boterore. Ai eshte nje nder 5 kodiket me pergamene te kuq dhe majuskule ne shkalle boterore. Kodiku i Beratit eshte percaktuar si tekst baze per rindertimin kritik te ungjijve, si nje vlere shpirterore e popullit shqiptar e perfshire ne kujtesen boterore, UNESCO. Ky objekt i rralle dhe me vlera te jashtezakonshme eshte cilesuar dhe vleresuar si nje prej kryevlerave te ekspozites "Ungjijte e Popujve", organizuar dhe celur nga Vatikani, ne Rome ne vitin 2000, me rastin e Jubileut te Krishterimit. "Grupi realizues e ka filluar punen per kete dokumentar qe ne vitin 2000, duke filmuar paraqitjen e kodikut ne ekspoziten "Ungjijte e Popujve", organizuar nga Selia e Shenjte ne Itali", sqaroi producenti ekzekutiv Tom Thercaj, per pamjet ekskluzive te cilat i ka vetem ky ekip. Ky film dokumentar i kushtohet te vetmes pasuri me te cilen perfaqesohet hapesira shqiptare ne programin me elitar te vlerave shpirterore te UNESCO, Kujtesa e Botes. Skenaristi i ketij dokumentari, Shaban Sinani, u shpreh se ky dokumentar ka per qellim te beje te njohur per publikun e vendit dhe per nje opinion me te gjere nderkombetar vlerat e jashtezakonshme te doreshkrimit me te hershem kishtar (ungjillor) qe ruhet ne Shqiperi, Beratinus, i cili, eshte nje prej tre arketipeve unikale ne shkalle boterore te testamentit te ri. "BERATINUS" eshte nje pike reference e tekstologjise kritike ungjillore boterore me vlere te pacmuar per historine e krishterimit te hershem dhe kodifikimin e shkrimit te shenjte. Shtepia filmike"Art-Studio Grishaj" ka bere te mundur realizimin e nje filmi dokumentar. Nje dokumentar kushtuar "Codex Purpureus Beratinus" eshte nje sherbim kulturor me vlere te jashtezakonshme per paraqitjen ne mjedis kombetar e nderkombetare te nje prej pasurive me te rralla te trashegimise njerezore te shkruar ne shkalle globale. Realizimi i ketij filmi do te jete nje sherbim me vlere per zbulimin e ketij thesari te pacmueshem te trashegimise se gjenise njerezore dhe njeheresh te promovimit te nje imazhi evropian te Shqiperise qe e ka ruajtur doreshkrimin per afro 15 shekuj. Qendra Kombetare e Kinematografise e ka vleresuar skenarin per Kodikun e Beratit, si me te mirin e viteve te fundit, duke dhene mbeshtetjen financiare. Edhe Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve e ka vleresuar kete projekt.