Bogdani, mendohet si shkembim
Kievo synon te bleje mbrojtesin Di Cezare nga Vicenca dhe eshte futur ne bisedime me klubin tjeter italian, per nje kembim te mundshem me sulmuesin, Erjon Bogdanin. Trajneri Di Karlo interesohet per te afruar nje mbrojtes dhe ka piketuar Di Cezaren qe nuk luan rregullisht me ekipin e tij, ashtu sikurse Bogdani nuk gjen hapesire ne radhet e Kievos. Shkembimi koke me koke, sipas "La Gazzeta Della Sport" eshte ne interesin e te dy klubeve, ndaj pritet vetem konfirmimi i lojtareve. Pak dite me pare Bogdani kishte nje oferte nga Padova.