E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, tani i qetë. Ngrihet

- Flamurtari i Vlorës ka marrë një barazim të vlefshëm kundër Elbasanit 1-1, duke siguruar kështu matematikisht një vend në Superligë. Edhe pse me ekipin e të rinjve në fushën e lojës, sërish vlonjatët kanë dalë me një pikë nga "Ruzhdi Bizhuda". Pjesa e parë e lojës nisi me vendasit më kërkues ndaj golit.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 10' të lojës. Ka qenë futbollisti i Elbasanit Shehu që ka shënuar golin e parë të takimit. 45 minutat e para përfunduan me rezultatin 1-0 për vendasit. Në pjesën e dytë të lojës Flamurtari shpeshtoi aksionet në kërkim të golit. Barazimi ka ardhur nga i riu Shehu (73'), i cili gjuajti saktësisht një 11-metërsh. Përfundimisht rezultati mbaroi 1-1.

Irgis Hysenaj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›