E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari, fitore për të Dytën. Besa kater humbje rresht

Irgis Hysenaj
- Besa, finalistja e Kupës së Shqipërisë (të mërkurën përballet em Teutën) regjistroi humbjen e katër rresht në fazën e tretë, duke u spostuar në vendin e gjashtë. Skuadra e Luftëtarit ka marrë një fitore "pa vlerë" në fushën e Besës me rezultatin 1-2. Gjirokastritët, tani janë matematikisht një kategori më poshtë, pasi ekipi i Flamurtarit barazoi në Elbasan. Kështu edhe pse miqtë fituan, suksesi i tyre i javës së 32-të do të shërbejë vetëm për statistikë. Nga ana tjetër Besa e Kavajës nuk ka futur në lojë futbollistët e saj më të mirë, kjo pasi trajneri i trembej ndonjë dëmtimi të mundshëm, që do t'u hapte probleme për në finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Teutës. Pjesa e parë e lojës ka nisur mirë për vendasit, të cilët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 17' të lojës me anë të Elokanit. Megjithatë Luftëtari nuk është dorëzuar. Miqtë janë përpjekur që të shënojnë dhe ia kanë arritur qëllimit 8 minuta më vonë. Ka qenë Simo ai që ka cuar rezultatin 1-1. 45 minutat e para mbyllen në barazim. Në pjesën e dytë të lojës, vendasit duken më të përgjumur, ndërsa gjirokastritët më kmbëngulës për të shënuar. Kështu në minutën e 77'-të, pas një 11 metërshi të akorduar kapiteni i Luftëtarit Arlind Nora shënon, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2, megjithatë, Luftëtari nuk iu shmang dot rënies nga kategoria, kur sezonin e ardhshëm do ta nisë nga e Dyta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›