Hyka tre gola për Olimpiakos II

- Ditën e djeshme skuadra e dytë e Olympiakos ka zhvilluar nje ndeshje miqësore ndaj Atrmomitos (2), e cila ka përfunduar me rezultatin 2-3 në favor te Olympiakos.
Në këtë sfidë jane aktivizuar dhe shqiptarët Sejdo e Hyka. Portieri 16 vjecar, I cili sapo ka mbërritur në rradhët e skuadrës greke u aktivizua gjatë pjesës se parë. Edhe pse pësoi dy gola, kapiteni I shqipërisë së u-17, bëri një paraqitje të mirë, e cila impresionoi drejtuesit e skuadrës greke, të cilët duan ta mbajnë atë në skuadër dhe për sezonet e ardhshme.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Atromitos, ndërsa në pjesën e dytë me hyrjen në fushën e lojës të Jahmir Hykës ka ndryshuar gjithcka. 19-vjecari ka marrë në dorë lojen duke realizuar plot tre gola dhe duke I dhënë fitoren skuadrës së tij.
Hyka konfirmon edhe një herë tjetër momentin e mirë që po kalon dhe 19-vjecari është në planet e drejtueseve të Olympiakos për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu Hyka ka marre dhe nje ftese nga traineri Baric per ndeshjen miqesore ndaj Anglise