Partizani, stërvitje dhe optimizëm

Partizani i ka nisur me optimizëm ditët anti-Shiroki Brijeg, pikërisht në Bosnjë. Në orën 10, drejtuesit e Partizanit dolën në konferencë për shtyp, ku deklaruan se kishin mbërritur për një rezultat pozitiv.
Nënkampionët e Shqipërisë kryen paradite edhe seancën e parë, me vrapime në pyll, ndërkohë që në mbrëmje (ora 19:00) do ta kryejnë atë në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Partizani, ekipi i parë shqiptar, që ka marrë pjesë në një kompeticion Europian, ai kundër Norkepingut në Ligën e Kampioneve (1962) është akomoduar në hotel "Royal".